E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa, tjetër "pole" në garën e Stambollit

Felipe Masa ka siguruar "pole position" në Çmimin e Madh të Stambollit, duke u renditur për herë të dytë në këtë sezon në vendin e parë në nisje. Braziliani ka lënë pas dy makinat e skuderisë MekLaren, me Kovalainen që ka arritur të mundë shokun e skuadrës Luis Hemilton. Kampioni i botës në fuqi, Kimi Raikonen, është renditur vetëm në vendin e katërt, ndërsa duket se ka një strategji ndryshe për këtë garë. Pas tij kanë qenë Robert Kubaika me BMV dhe Mark Veber me Red Bull, një skuadër që ka pësuar rritje të ndjeshme në këtë sezon. Alonso me Reno ka arritur të renditet në vendin e shtatë, pas problemeve me makinën franceze.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›