E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumenige: Klinsman është nën presion

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainz Rumenige, beson se sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë presion ndaj Jurgen Klinsman, i cili do të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë. "Kur humbasim një ndeshje, ashtu siç ndodhi me Zenitin, mund të shohësh se të gjithë armiqtë tanë dalin hapur për të na futur edhe më shumë në krizë", tha ai për "Sport1.de". "Nuk mund të themi se sezonin e ardhshëm do të jemi më pak nën presion. Madje, kam frikë se kur Jurgen të marrë detyrën, do të ketë edhe më shumë presion ndaj trajnerit. Gjithsesi, do të përpiqemi të jemi po kaq të suksesshëm edhe vitin e ardhshëm".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›