Uili Sanjol, objektiv i merkatos së Juves
Juventusi po bëhet gati që t‘i shkëpusë nga duart Milanit mbrojtësin francez Uili Sanjol. Futbollisti 31-vjeçar ka kaluar një sezon shumë të dobët te Bajerni i Mynihut dhe po përgatitet të largohet, pasi është shprehur publikisht kundër drejtuesve të klubit. Ai mendohej se do t‘i bashkohej Milanit, pasi mediat raportuan në ditët e kaluara se kuqezinjtë dhe Bajerni kishin gjetur një akord për transferimin e tij për shumën 5 milionë euro. Por tani duket se në avantazh është Juventusi, pasi drejtuesit e bardhezinjve janë takuar direkt me menaxherin e futbollistit, duke i kërkuar atij të bindë Sanjol.