E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në Virginia

Një person i armatosur ka hapur zjarr në shtetin amerikan, Virginia, duke vrarë me këtë rast tetë persona dhe ka hapur zjarr edhe në drejtim të një helikopteri të policisë, të angazhuar në gjuetinë kundër tij, kanë njoftuar zyrtarët.

Një mashkull 39 vjeçar besohet se është rrethuar dje në mëngjes, pas gjakderdhjes që shkaktoi në qarkun Appomattox, në jug të Virginisë.

Policia konfirmoi vrasjen e tetë personave.

I dyshuari, i identifikuar si Cristopher Speight, ka hapur zjarr edhe në drejtim të helikopterit të policisë, duke e detyruar atë që të bëjë një aterrim emergjent, theksuan zyrtarët.

Incidenti ka ndodhur të martën pasdite. Një zyrtar i policisë ju përgjigj një thirrje, me ç’rast ai u njoftuan për një person të lënduar, i cili kishte mbetur i shtrirë në rrugë.

“Kur zyrtari arriti në vendin e ngjarjes, ai dëgjoi të shtëna”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Thomas Molnar.

Më pas, policët zbuluan katër kufoma para një shtëpie dhe tri kufoma tjera brenda shtëpisë.

Molnar theksoi se vrasësi i dyshuar është rrethuar dhe se ai ende gjendet brenda perimetrit, të rrethuar nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›