E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollandë, nxiti urrejtjen kundër myslimanëve. Parlamentari para drejtësisë

Gert Uillders, anëtar i parlamentit të Hollandës, ka dalë para drejtësisë nën akuzat s eka nxitur urrejtje kundër myslimanëve. Lideri i partisë së lirisë PVV  akuzohet në lidhje me filmin e tij të titulluar “Fitna”, i cili argumenton se Kurani nxit dhunën. Në të kombinohen thënie të kuranit me pamje sulmesh terroriste. Uillders ka shkuar dhe më tej ndërsa ka  krahasuar publikisht islamin me fashizmin dhe Kuranin me librin e Hitlerit “Mein Kampf”.

"Gjykata  vendosi që duhet të gjykoheni, një cështje për të cilën është
thënë dhe komentuar shumë. është thënë gjithashtu se ju do të jeni i
paragjykuar nga kjo gjykatë. Dua të nënvizoj se kjo nuk është se si
punon sistemi ynë gjyqësor. Sapo të thuhet fjala e fundit  për këtë
cështje në do të marrim një vendim” deklaroi  gjykatësi para fillimit të
procesit në Amsterdam.

Jashtë sallës së gjykatës nuk munguan mbështetësit për Wilders, partia e
të cilit u rendit e dyta  gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Europian duke
rritur edhe një herë shqetësimin mbi emigracionin dhe  shoqërinë në
Hollandë Nëse shpallet fajtor, politikani përballet me një dënim prej një viti e
tre mujash bur.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›