Lëkundet sërish toka në Haiti. Panik mes të mbijetuarve

Tmerr pa fund në Haiti ku shemben sërish gërmadhat nga të tjera lëkundje. Një tërmet 6.1 ballë sipas shkallës Rihter është lokalizuar në 22 km në thellësi vetëm 56 km nga Port-au-Prince. Paniku përfshiu të mbijetuarit ndërsa organizatat ndërkombëtare nuk janë në gjendje të thonë nëse ka pasur të tjera viktima. Për momentin është intesifikuar puna për shpërndarjen e ndihmave ndërsa numri i mrekullive të shpëtimit është plot 121. Mes atyre që dhe pas një jave janë nxjerrë ende gjallë është dhe një foshnje 15 ditëshe.
Një funksionar i Kombve të Bashkuara që është nxjerrë gjallë pas 5
ditësh nga gërmadhat vendos të qëndrojë sërish në Post- au-Prince për
të ndihmuar të mbijetuarit e tjerë. Por mijëra të tjerë kanë marrë
arratinë. Sipas Laurent Thomas, përfaqesues i FAO-s, numri i personave
që kanë lënë Haitin pas tërmetit brenda pak ditësh do të tejkalojë 1
milion.
Megjithë angazhimin ndërkombëtar shpërndarja e ndihmave mbetet
ende në një masë të madhe kaotike ndërsa sipas Kombeve të Bashkuara
ishulli që edhe më herët numëronte një numur mjaft të lartë të prekurish
nga SIDA e tuberkulozi është kthyer në një vatër epidemish. Sipas
bilancit më të fundit janë 75 mijë të vdekur, 250 mijë të plagosur edhe
me shumë të pastrehë.
Delina Bitraku