E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 8 persona. Arrestohet vrasësi serial në Virxhinia

Policia e Virxhinias në SHBA arreston Kristofer Speighjt personin që akuzohet se ka vrarë  8 persona  dhe ka rrëzuar një helikopter të policisë. Shtatë prej viktimave u zbuluan brenda një banese ndërsa viktima e tetë u gjet në rrugë dhe nderoi jetë ndërsa transportohej drejt spitalit. Duke tentuar arratinë për në pyjet në të dalë të qytetit i dyshuari qëlloi helikopterin e policisë duke e detyruar të ulet me serbator të carë.

Drama filloi kur autoritetet morën një telefonatë rreth një viktime që
dergjej në mes të rrugës. Ndërsa policia mbërriti në zonë  u dëgjuan të
shtëna e më pas forca policie nga i gjithë shteti rrethuan zonën pa
mundur megjithatë të arrestojnë  39 vjecarin  e dyshuar Christopher
Speight. Sipas “Washington Post” dy prej të vdekurve ishin gruaja dhe
djali i  tij. Një numër personash që banojnë në zonë janë evakuuar

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›