E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër për pronën, dy të vrarë për 100 metra rrugë

LEZHË- Dy persona janw vrarw brenda pak minutash nw Kallmet të Lezhës, pas një konflikti për motive pronësie. Masakra ka ndodhur mbrwmjen e djeshme, pas konflikteve tw vazhdueshme mes dy familjeve pwr bllokimin e njw rruge.Dy 50-vjeçarw, fqinjw me njwri-tjetrin kanw humbur jetwn, ndwrsa djali i njwrit prej viktimave wshtw prangosur.

Konflikti

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Lezhës, mësohet se ka qenë ora 19:30 minuta, momenti kur ka ndodhur edhe konflikti me armë. Preng Brunga dhe Pjetër Pjetri kishin kohë që ishin në konflikt me njëri-tjetrin. Sipas policisë, mësohet se Brunga pretendonte se Pjetër Pjetri i kishte bllokuar një rrugë kalimi për në shtëpinë e tij, me një distancë rreth 100 metra linearë. Ndërkohë që kishte nisur edhe konfliktet me Pjetër Pjetrin. Konflikt, i cili edhe pse ishte njohur nga kryepleqësia e fshatit dhe komunës, kishte qenë e pamundur të bindte Pjetër Pjetrin të hapte rrugën. Në këto kushte, edhe dje Preng Brunga ka nisur të konfliktohet me Pjetër Pjetrin, rreth orës 19:00.

Vrasja

Sipas dëshmive të mbledhura në vendin e ngjarjes, Preng Brunga ka ikur në banesën e tij për të marrë armën e gjahut. Pasi më parë kishte kërcënuar Pjetër Pjetrin që vetëm pushka i ndante. Fillimisht Pjetri qëllon mbi Brungën, dhe më pas është djali i viktimës Ylli Brunga 21 vjeç i cili ka marrë edhe armën e gjahut duke qëlluar ndjekur nga pas Pjetër Pjetrin e duke e qëlluar me çifte dhe lënë edhe atë përdhe në afërsi të banesës.

Për pasojë të dy 50-vjeçarët kanë mbetur të plagosur. Ndërsa kanë qenë familjarët e dy viktimave që i kanë nisur për në spital dy të plagosurit ku, sipas policisë, Preng Brunga ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin rajonal të Lezhës. Ndërsa Pjetër Pjetrin, mjekët e këtij spitali e kanë nisur për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por pa mundur dot që ta dërgojnë të gjallë në spital, pasi mësohet se ai ka gjetur vdekjen në fshatin Larushk të Krujës.Për të shmangur konfliktet mes familjeve, Pjetri u dërgua në morgun e spitalit të Laçit, ndërsa Preng Brunga u dërguar në morgun e spitalit të Lezhës. Pas ngjarjes në Kallmet të Lezhës kanë mbërritur dhjetëra forca policie, duke nisur edhe hetimet dhe kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në ndihmë të policisë së Lezhës kanë ardhur edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, për të shmangur konfliktit mes familjeve. Sipas drejtorit të policisë, Muharrem Furriku, policia do qëndrojë gjatë gjithë kohës edhe gjatë ceremonisë mortore në afërsi të banesave në mesin e dy familjeve, për të shmangur edhe konfliktet. Pas ngjarjes në Kallmet të Lezhës kanë mbërrtur dhjetra forca police duke nisur edhe hetimet dhe kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pas hetimeve dhe metodave speciale si dhe marrjes në pyetje të familjarëve të familjeve është mësuar se Ylli Brunga ka marrë hakun e të atiut pak minuta pas ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›