Masakra, Dritan Dajti vret 4 policë
Arrestimi i të shumëkërkuarit
Dritan Dajti i ka kushtuar
shumë policisë shqiptare,
duke e kthyer ditën e djeshme në
një tragjedi. Katër ofi cerë policie
dhe një person tjetër kanë mbetur
të vrarë në një masakër të
shkaktuar nga dora e 38-vjeçarit,
i arratisur prej gjashtë vitesh dhe
i kërkuar për vrasjen e një biznesmeni.
Ngjarja ka ndodhur në pak
minuta, ku katër prej policëve të
trupës operacionale kanë mbetur
të vdekur, ndërsa nëntë të
tjerët kanë mundur të kapin të
kërkuarin Dajti. Mes turmës së
njerëzve, gjakftohtë Dritan Dajti
nuk ka hezituar për të qëlluar me
një pistoletë 15-she, i ndihmuar
edhe nga kunati i tij, që mbante
një automatik "Tomson".
Pak ditë më parë, policia kishte
marrë informacion se Dritan Dajti
fshihej në një banesë pranë plazhit
në Durrës. Sipas të dhënave
zyrtare, pas informacioneve të
marra për lëvizjet e personit
shumë të kërkuar Dritan Dajti,
i cili strehohej në një banesë në
afërsi të pistës "Iliria" në plazhin
e Durrësit, sektori i operacioneve
speciale pranë Drejtorisë
së Përgjithshme të Policisë së
Shtetit organizoi shërbime në
këtë territor për të bërë të mundur
identifikimin dhe kapjen e tij.
Rreth orës 13.45, nga shërbimet
e vendosura është konstatuar se
personi shumë i kërkuar është
afruar me një makinë "Volkswagen"
tip "Tuareg", me ngjyrë të
errët, me targa të huaja CR 535 FR.
Makina ka ndaluar vetëm 100 metra
para se të mbërrijë në plazh,
pranë një lokali në rrugë. Brenda
saj ndodheshin tre persona. Asaj
i janë afruar dy makina të tjera,
të cilat përdoreshin nga sektori i
operacioneve speciale, ndërkohë
që në terren kishte edhe agjentë
të tjerë civilë.
Kur makina kishte ndaluar,
trupa e operacioneve speciale, e
ngarkuar me këtë detyrë, ka bërë
rrethimin e mjetit për të mundësuar
arrestimin e tij. Ata kanë
kërkuar që të zbresin nga makina
tre personat që ndodheshin në
të, por askush nuk ka lëvizur.
Në atë moment, nga sedilja e
pasme është lëshuar një breshëri
automatiku, ku plumbat kanë
thyer xhamat e makinës dhe kanë
depërtuar në trupat e ofi cerëve të
policisë, ndërkohë që Dritan Dajti
ka qëlluar edhe me një pistoletë
15-she, që e mbante në brez. Punonjësit
e policisë janë munduar
të shmangen, por nga kjo breshëri
dhe të gjendur mes pushuesve që
kalonin në atë rrugë për të shkuar
në plazh, katër prej tyre kanë
marrë plagë vdekjeprurëse. Nga
ana tjetër, ofi cerët e tjerë kanë ardhur
në ndihmë të të plagosurve
rëndë, ndërkohë që Dritan Dajti,
bashkë me dy personat e tjerë,
kanë dalë nga makina e rrethuar
dhe janë nisur me vrap drejt zonës
së plazhit.
Në këtë moment, ata janë qëlluar
nga punonjësit specialë, ku
njëri prej tre agresorëve ka mbetur
i vrarë, ndërsa tre të tjerët kanë tentuar
të largohen. Në këto momente
është qëlluar sërish me pistoleta në
drejtim të Dritan Dajtit, i cili po tentonte
të hynte mes pushuesve në
bregdet. Rreth 50 metra para se ai
të mbërrinte në bregdet, ka marrë
dy plumba, një në dorë dhe një në
shpatull, që e kanë rrëzuar përtokë.
Më pas, oficerët e policisë janë
afruar dhe e kanë neutralizuar.
Gjithashtu, disa efektivë të tjerë
kanë neutralizuar shoferin e mjetit,
me të cilin udhëtonte i kërkuari,
ndërkohë që nga informacione të
pakonfi rmuara mësohet se një i
katërt është arratisur duke u futur
në një pallat përballë vendit ku
u plagos Dajti. Në lidhje me këtë
person, burimet nga grupi hetimor
shpjeguan se ka qenë në lokal dhe
ka mbrojtur Dajtin. Ai ka hyrë
pikërisht në pallatin ku mendohet
se strehohej i shumëkërkuari
për vrasje. Menjëherë efektivët
specialë kanë ofruar ndihmën
e parë për kolegët e tyre, por ka
qenë shumë vonë. Ata kanë ndërruar
jetë në vend, ndërkohë që
menjëherë janë lajmëruar forcat
e Policisë së Durrësit dhe janë
kërkuar përforcime.
Më pas, policia ka kontrolluar
edhe personin tjetër të shtrirë
përdhe, i cili edhe ai kishte ndërruar
jetë. Aty është konfi rmuar se
nga kjo përplasje me armë kanë
mbetur të vdekur pesë persona,
ndërkohë që është plagosur Dritan
Dajti. Nga të dhënat zyrtare
mësohet se nga të shtënat është
vrarë edhe shefi i sektorit të operacioneve
speciale, Fatos Xhani, 38
vjeç. Ai ka qenë i pari që ka ndërruar
jetë, ndërkohë që tragjedisë
së rëndë i janë shtuar edhe emrat
e ofi cerëve Sajmir Duçkollari, 32
vjeç, Kastriot Feskaj, 40 vjeç, dhe
Altin Dizdari, 33 vjeç. Nga e gjithë
kjo, pushuesit që po kalonin në
rrugë janë tmerruar. As në fi lm nuk
kishin parë kaq shumë viktima.
Ndërsa personi i pestë i vrarë gjatë
masakrës së djeshme ka rezultuar
të jetë Ledion Mara, 23 vjeç, i cili
është nipi i Dritan Dajtit. Ndërsa
personi i arrestuar, i cili ka qenë
edhe drejtuesi i mjetit "Tuareg",
sipas policisë, është Erges Xhaxhi,
22 vjeç, kunati i të shumëkërkuarit
38-vjeçar
Viktimat janë transportuar për
në spitalin e Durrësit, ndërkohë
që e gjithë zona është rrethuar
dhe pushuesit janë larguar, nuk
është lejuar asnjë të kalojë prej
një rrezeje 200 metra. Policia ka
mundur të gjejë në vendngjarje
dy pistoleta dhe dy radio policie.
Gjithashtu, mendohet se është
përdorur edhe një automatik
"Tomson", që nga të dhënat zyrtare
nuk rezulton të jetë gjetur
në vendngjarje. Sipas policisë,
gjithë këto armë janë përdorur
nga Dritan Dajti dhe personat që
e shoqëronin, ku nipi i tij është
person me precedent penal.
Dëshmitarët: Kujtuam se ishte
përleshje mes bandash rivale
Ngjarja më e rëndë në historinë e policisë shqiptare gjatë 10 viteve të fundit është regjistruar ditën e djeshme në plazhin e Durrësit, gjatë një operacioni për vëzhgimin dhe kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti. Edhe këtë herë Dajti ka dhënë "spektakël" dhe leksion për forcat policore, qofshin këto dhe të specializuara për operacione të veçanta. Katër punonjës të grupit operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë humbën jetën, ndërsa kishin shkuar për të vëzhguar Dajtin që pushonte qetësisht me miq në plazhin e madh të Durrësit, duke përfituar nga moria e pushuesve që frekuentojnë këtë pjesë të bregdetit. Operacioni i bazuar në përgjime, informacion të marrë në rrugë operative dhe vëzhgim ka regjistruar koston më të lartë në jetë efektivash policorë.
"A doni atlete?" Me këto fjalë dyshohet se njëri prej agjentëve të policisë, që mbeti i vrarë në ngjarje, i veshur civil dhe që hiqej si shitës ambulant, i është afruar njërit prej njerëzve më të kërkuar në vend që nga viti 2003, Dritan Dajtit dhe me shpejtësi i ka vënë pistoletën në kokë. Këtë rrëfen për gazetën "Shqip" një nga ambulantët që ndodhej fare pranë lokalit në sektorin "Iliria" të plazhit të Durrësit dhe që është shtangur, ndërsa ka parë skenën dhe zhvillimet e shpejta të saj. Madje, sipas tij, një tjetër pushues në plazh ka mundur të fiksojë në aparatin e tij celular një pjesë të mirë nga zhvillimet e ngjarjes. Takimi me djalin që e ka fiksuar një pjesë të vrasjes bëhet i vështirë, ndërsa përreth në të gjithë zonën ka një prani të madhe kapuçonësh të zinj policorë dhe punonjësish të tjerë policie me armët gati edhe dy orë pas vrasjeve. I riu thotë se as nuk bëhet fjalë për të parë materialin dhe as që do të ngatërrohet me këtë çështje, ndërsa ndjek në distancë si shumë të tjerë atë që ndodh në pjesën e pasme të pallatit shtatëkatësh, ku mendohet se qëndronte i fshehur dhe me pushime Dritan Dajti. Nuk do të përzihet me ngjarje dhe njerëz që mund t‘i rrezikojnë jetën, ndërsa i është dhënë instinktit prej të riu që të fiksojë atë që po ndodhte. Ndërkaq, specialët e policisë, forcat RENEA ngrenë armët, pas një sinjalizimi në radio. Është ora 16.10. Dyshohet se një nga shokët e Dritan Dajtit ndodhet i fshehur në pallatin e ndërtuar nga biznesmeni Ramadan Gugashi, përballë të cilit u zhvillua e gjithë ngjarja. Pika gjaku nëpër pllakat e tij, si edhe gjurmët e një rrëshqitjeje në themelet e mbushura me inerte dhe ujë në pjesën e pasme të pallatit ku strehohej gjatë kësaj kohe Dajti, kanë mbajtur në gatishmëri forca të shumta policore, ndërkohë që katër kolegët e tyre viktima janë vrarë nga afër. "Me t‘i vënë pistoletën në kokë kanë reaguar menjëherë tre personat që ishin me të dhe kanë qëlluar. Atëherë edhe Dajti ka nxjerrë armën dhe më pas kanë filluar të qëllojnë mes tyre e të lëvizin prej aty", tregon shitësi ambulant i pijeve freskuese. Ai tregon se polici civil që ka shkuar i pari drejt Dritanit me atlete në dorë kishte qëndruar më parë i ulur aty pranë pallatit, ku në bazë të informacioneve strehohej Dajti, dhe po shiste atlete. Është vënë në lëvizje, ndërsa e ka parë që është ulur në lokalin ngjitur me pallatin e Gugashit. Ndërhyrja e shpejtë e "ambulantit" ka marrë një kundërpërgjigje të rrufeshme, ndërsa agjentët e policisë të përfshirë në aksion nuk kanë menduar se përveç Dajtit edhe shoqëruesit e tij, Ledion Mara, i cili mbeti i vdekur, Erges Xhaxhi, 22 vjeç, si dhe një person i tretë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kanë qenë të armatosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se operacioni për kapjen e Dajtit nuk ishte parashikuar për ditën e djeshme, por rrethanat dyshohet se e kanë shtyrë agjentin-ambulant drejt një vendimi të shpejtë, duke menduar se do ta kapë në befasi Dajtin dhe prangosë duke përshpejtuar operacionin që i ka marrë edhe jetën. Dajti me njerëzit e tij lëviznin me një automjet tip "Volkswagen Touareg" me targa të huaja. Lëvizjet kanë qenë të shpejta dhe shenjat e plumbave e provat e tjera të rëndësishme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje janë fiksuar jo vetëm pranë lokalit, por në një rreze prej 500 metrash prej tij, në distancë horizontale, por edhe në lartësi. Shkëmbimi i zjarrit që ka nisur mes agjentëve specialë të policisë dhe grupit të Dritan Dajtit është bërë rreth orës 13.50, në një kohë kur plazhi ka qenë i mbushur plot e përplot me pushues dhe veçanërisht ka pasur nga ata që ktheheshin për të pushuar në banesat e tyre a të marra me qira. Një fëmijë i vogël është gërvishtur nga një plumb, ndërsa dy të tjerë, sipas pushuesve dëshmitarë në vendin e ngjarjes, mësohet se janë dëmtuar në këmbë nga plumbat. Janë gjetur dy radio dore dhe dyshohet se ato arrinin të lidheshin edhe me frekuencën e fshehtë të shërbimit policor që merrej me rastin "Dajti" dhe mbase kjo është arsyeja që të gjithë kanë qenë në gatishmëri për të kundërsulmuar në rast se policia do të mund të mbërrinte deri atje ku ndodhej Dritan Dajti, njeriu më i kërkuar në Shqipëri, që mbeti i plagosur rëndë, ndërsa bashkë me njerëzit e tij vrau katër oficerë të Policisë së Shtetit. Përveç të shtënave ballore, mësohet se ka pasur edhe të shtëna nga mbrapa që i kanë kapur në befasi agjentët, duke i kthyer në viktima.
Policia e Durrësit është kapur në befasi nga ngjarja tejet e rëndë që ndodhi në territorin e saj. Forcat e saj janë aktivizuar kryesisht në sigurimin e rrugëve dhe rrethimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që ekspertët e saj janë përfshirë në grupin hetimor që është drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Situata ka qenë e rënduar mes pushuesve në sektorin "Iliria" të plazhit të Durrësit, përballë pistës së vogël, pas brezit ranor aty, ku edhe ndodhi ngjarja kriminale që mori jetën e katër oficerëve të policisë. Pushues të ndryshëm tregojnë se kanë dëgjuar të shtënat që vinin nga zona pranë pallatit dhe kureshtarë janë afruar të shohin. Aty kanë parë veç civilë të përfshirë në konflikt dhe fillimisht nuk arrinin të kuptonin se viktimat ishin punonjës policie. Të gjithë të përfshirë në operacionin e vëzhgimit kanë qenë të veshur civilë. Fatosi është një djalë 11-vjeçar me origjinë nga Dibra dhe banim në plazhin e Durrësit prej disa vitesh. Ende nuk i është larguar frika nga ajo që përjetoi, ndërsa ka vrapuar për të dalë nga zona e krimit, ku plumbat fërshëllenin, ndonëse jo me ndonjë zhurmë shumë të madhe, siç e mendonte ai zhurmën e tyre. "Ika dhe shpëtova mirë. Pashë pastaj një që vraponte", tregon djali, ndërsa në sytë bojëqielli i është fiksuar frika e përjetuar, ndërsa si zakonisht ishte në një ditë pushimi buzë detit, duke shijuar ujin e freskët të Adriatikut bashkë me dhjetëra mijëra të tjerë, që mbushnin plazhin ditën e djeshme.
Versioni
"A doni atlete?" Me këto fjalë dyshohet se njëri prej agjentëve të policisë, që mbeti i vrarë në ngjarje, i veshur civil dhe që hiqej si shitës ambulant, i është afruar njërit prej njerëzve më të kërkuar në vend që nga viti 2003, Dritan Dajtit dhe me shpejtësi i ka vënë pistoletën në kokë. Këtë rrëfen për gazetën "Shqip" një nga ambulantët që ndodhej fare pranë lokalit në sektorin "Iliria" të plazhit të Durrësit
Xhirimi
Një djalë i ri thuhet se ka arritur të xhirojë me anën e kamerës së celularit të tij një pjesë të skenës së krimit. Disa banorë të zonës thanë se i riu ka nisur të regjistrojë vetëm pak sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat e para. Por vetë i riu që thuhet se ka xhiruar ngjarjen, i trembur deri në palcë nga ajo që pa, kërkon të mos ngatërrohet me këtë punë. Ai nuk pranon të tregojë pamjet e xhiruara dhe do të mbetet anonim
Policia
Zona u mbajt e rrethuar deri në mbrëmje
Forcat e policisë e kanë mbajtur të rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë deri në mbrëmje, ndërsa më pas, vendi i ngjarjes është prishur dhe banorët e pallatit janë lejuar të hyjnë lirshëm në banesat në pronësi të tyre, apo ato të marra me qira. Policia mësohet se ka shthurur rrethimin rreth orës 21.00, ndërkohë që banorët ishin lejuar edhe më herët të hynin e dilnin nga pallati, por duke bërë kujdes që askush të mos kalonte në vendet e piketuara nga ekspertët e grupit hetimor. Mësohet se shthurja e rrethimit është bërë pasi policët janë bindur se asnjë nga anëtarët e grupit të Dritan Dajtit nuk fshihej në ndërtesë.