E Diel, 1 Nëntor 2026

Policët, pa jelekë antiplumb. Shkuan për verifikime dhe jo për ta arrestuar

Ngjarja e rëndë edhe mund
të ishte shmangur nëse
punonjësit e policisë të
sektorit të operacioneve speciale
do të ishin të veshur me jelekë
antiplumb. Ky është konkluzioni i
hetimeve paraprake, që po bëhen
nga një grup ekspertësh dhe
prokurorësh. Sipas të dhënave
të para hetimore, katër ofi cerët
e policisë, që mbetën të vrarë, i
kanë marrë plumbat në trup dhe
në afërsi të gjoksit.
Ndërsa Dritan Dajti i ka marrë
plumbat në krah dhe në shpatull.
Sipas të dhënave nga policia
lokale, por edhe Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit,
në këtë operacion morën pjesë
13 oficerë policie nga sektori i
operacioneve speciale dhe drejtoheshin
nga shefi i tyre, Fatos
Xhani, i cili mbeti i vdekur gjatë
shkëmbimit të zjarrit. Ata kishin
marrë informacion se Dritan
Dajti ndodhej në një banesë në
plazh dhe ishin nisur për të veri-
fi kuar. Dje, ata nuk e kanë pritur
që do të përballen me të, e për më
tepër se do ta njihnin. Por, njohja
ka qenë fatale, pasi siç kanë qenë
duke pritur ardhjen e tij, kanë
rrethuar makinën, ndërkohë që
nuk kanë pasur të veshur jelekë
antiplumb.
Kjo u ka sjellë vdekjen e menjëhershme,
pasi edhe mund të
kishin shpëtuar. Grupi hetimor
po heton edhe lëvizjen taktike
që ata kanë bërë në ato çaste.
Veç kësaj, policia tha se oficerët
specialë kanë tentuar që të
shpëtojnë jetën e të pranishmëve
në vendin e ngjarjes dhe
kjo është një tjetër arsye që ka
çuar në këtë tragjedi të rëndë.
Ndërsa për plumbat që kanë
kapur oficerët e policisë, grupi
hetimor bëri të ditur se janë qëlluar
nga dy armë, që mendohet
se njëra ishte automatik "Tomson"
dhe një pistoletë 15-she.
Ndërkaq, nga hetimet rezulton
se operacioni është ndërmarrë
në një zonë të rrethuar nga
qytetarët, që ka rritur edhe më
shumë rrezikshmërinë e tij, por
duket se kjo ka ardhur, pasi Dajti
i ka njohur oficerët e policisë
dhe mendohet se ai ka qëlluar
i pari në drejtim të tyre, duke
sjellë ngjarjen e rëndë.
Në Durrës, dje, menjëherë
pas ngjarjes së rëndë ka mbërritur
ministri i Brendshëm,
Bujar Nishani, zëvendësministri
Gent Strazimiri, kreu i policisë,
Ahmet Prençi, si dhe shumë
drejtues të policisë dhe prokurorisë.
Në ambientet e Drejtorisë
së Policisë së Durrësit është
bërë analiza e kësaj situate, janë
ndarë detyrat përkatëse, si dhe
ka nisur puna për zbardhjen e
plotë të saj.
Ndërkaq, në orët e pasdites,
katër ambulanca kanë mbërritur
në spitalin e Durrësit duke
marrë katër efektivët e vrarë
të policisë, të cilët janë transportuar
drejt Tiranës. Ata janë
shoqëruar me një autokolonë
të gjatë policie deri në morgun
e Tiranës, ku janë kryer ekspertizat
përfundimtare dhe më pas
ata u janë dorëzuar familjarëve.
Sot do të kryhen homazhe në
nderim të tyre në Pallatin e
Kongreseve. Deri në atë orë,
spitali i Durrësit ishte kthyer
në një vajtore për familjet e katër
policëve, të cilët nuk kanë mundur
të përmbahen nga dhimbja
e madhe që i kishte pushtuar. Në
dhimbjen e tyre janë bashkuar
edhe shumë kolegë dhe punonjës
të policisë, të cilët nuk janë ndarë
një moment nga spitali, sikur nuk
donin ende të besonin që miqtë e
tyre të mirë ishin ndarë nga jeta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›