E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra SrebrenicësBerisha: Viktimatapel për drejtësi

TIRANE-“Shpirtrat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktima të Srebrenicës, kërkojnë nga njerëzit e lirë, qeveritë e e tyre, OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë, vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë”, ka vlerësuar sot nëpërjet një deklarate për shtyp kryeministri Sali Berisha.

Sic bën të ditur zyra për shtyp e kryeministrit, kreu I qeverisë ka vlerësuar sot si më të egrën dhe mizoren, masakrën e Srebrenicës.
“Sot është 15 vjetori i barbarisë më të pa parë, genocidit më të egër, më mizor, të pasluftës së dytë botërore, masakrës masive të Srebrenicës, në të cilën mbi 8 mijë civilë, burra, gra, fëmijë, të vendosura nën mbrojtjen e trupave të OKB, u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviçit e Mlladiçit, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar”.

Sic vlerëson zyra për shtyp e Berishës, pavarësisht mizorisë së kryer, autorët janë ende të lirë dhe nuk kanë marrë dënimin e merituar.
“Sot, në këtë përvjetor zije, dhimbja, përgjegjësia, por edhe lëndimi i ndërgjegjes së njerëzimit, për këto mijëra e mijëra jetë të pafajshme, të marra mizorisht, janë më të mëdha se 15 vjet më parë. Kjo sepse ende autori kryesor, kryexhelati i këtij gjenocidi, Radko Mlladiç dhe shumica e xhelatëve të saj gjenden të lire”, tha Berisha duke theksuar se qetësia do vijë vetëm kur xhelatët të kenë marrë dënimin e merituar.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera BE: Srebrenica, krim që nuk mund të përsëritet Bosnjë, sot 15-vjetori i Masakrës së Srebrenicës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›