BE: Srebrenica krimqë nuk mund të përsëritet
BRUKSEL- Bashkimi Evropian deklaroi sot, me rastin e 15-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, se një veprim i tillë nuk mund të përsëritet.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule thanë se Srebrenica është "kujtim i një veprimi që nuk mund të përsëritet".
"Në këtë ditë pikëllimi, kur përkujtojmë 15-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, Bashkimi Evropian nderon viktimat dhe ngushëllon ata që qëndruan pas tyre", thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fule.
Përfaqësuesit e lartë të BE-së theksojnë se "pajtimi duhet t'u lihet brezave të ardhshëm".
Ndërkohë edhe kryeministri britanik, David Cameron deklaroi se qeveria britanike nuk do të ndalet së vepruari derisa fajtorët për masakrën e Srebrenicës të dalin përpara drejtësisë.
''Qeveria britanike do të vazhdojë të përpiqet që të nxjerrë përpara drejtësisë Ratko Mladiçin si dhe të gjithë të tjerët, veçanërisht Goran Haxhiçin. Britania e Madhe dhe bota asnjëherë nuk do ta harrojnë gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë.'' theksoi Cameron.
(e.n/mia/BalkanWeb)