Masakra e 27 janarit
Mbrëmjen e 27 janarit të këtij viti një masakër u krye në Durrës, kur një breshëri automatiku ekzekutoi 3 persona. Pronari i lokalit ku u krye krimi, Luan Curri, nipi i tij, Andi Curri dhe inxhinieri durrsak, Edmond Shemsi. Pas 3 ditësh u arrestua në Vlorë Arjan (Edison) çelaj, 35- vjeç, me akuzën e vrasjes. Ai u dyshua si vrasës me pagesë, me shenjestër Currin, për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë të viktimës. Por, ende sot nuk dihen emrat e porositësve të vrasjes. Viktima Luan Curri akuzohej për përdhunimin e një minoreneje. Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 10 vjet heqje lirie, por pas qëndrimit disamujor në burg ai u la i lirë në maj të vitit të shkuar, rreth 9 muaj para ekzekutimit. Kjo ishte akuza e vetme e ngritur nga policia e Durrësit, ndërsa me gjithë dyshimet për ngjarje të tjera, ato nuk u provuan.