Qindra pjesëmarrës drejt stendave të "Birra Korçës" "Festa e Birrës", nata e parë thyen rekordin
Festa e Birrës nis me një çelje madhështore që në natën e parë të saj.
Sapo ra mbrëmja në qytetin e Korçës, atëherë kur ishte lajmëruar nisja e kësaj feste kaq masive, popullore dhe të kthyer tashmë në një traditë krenarie për qytetin, lumi i njerëzve, duke filluar nga hyrja e Parkut "Rinia" kishte vetëm një drejtim dhe një nxitim të hareshëm për të zënë vend midis tavolinave e për të qenë midis pjesëmarrësve të shumtë. Ora 20:00 shënoi fillimin e Festës së Birrës. Atmosfera festive duket se nuk do shumë që të përhapet mes qindra e qindra vizitorëve në këtë festë. Frekuentuesit e shumtë, mes të cilëve është e vështirë të kalosh me gotën e birrës, afrohen sakaq tek tendat ku shpërndahen me rregull dhe shërbim të kulturuar gotat me birrë. Pjesëmarrësit janë nga Korça, Elbasani, Tirana, qytete të tjera të vendit e nga jashtë. Arjani, njëri prej tyre, thotë se ka ardhur enkas nga Elbasani për natën e parë të Festës së Birrës. Vizitori thotë se quhet Arjan dhe vjen nga Elbasani. Destinacioni i tij ka qenë një prej stendave të "Birra Korçës", të cilën e konsideron më të mirën për t'u shijuar. Në ambientet e "Parkut Rinia", të mbushur plot e përplot me vizitorë të festës, fillojnë të dëgjohen këngët e serenatës korçare. Maria dhe Romeo, një çift bashkëshortësh nga Korça, por që jetojnë tashmë në Greqi, ndodhen pranë stendave të "Birra Korçës" për të marrë gotat me birrë. "Kemi ardhur çdo vit në këtë festë kaq të gëzueshme dhe këtu nuk mund të kënaqemi më shumë sesa duke pirë Birra Korça", - thotë Romeo. Ai shton se kjo Festë e Birrës i ka tërhequr vazhdimisht dhe është një motiv i fortë për të ardhur me pushime në vendlindje në sezonin e verës. Midis grumbujve të pjesëmarrësve, në të katër anët ku janë vendosur tendat e "Birra Korça", shikon mosha të ndryshme që tashmë kanë filluar të zënë radhën për pijen e tyre të preferuar. Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, është midis pjesëmarrësve në festë dhe nuk e fsheh kënaqësinë që kjo festë mbyll me sukses sezonin turistik të verës në qytet. "Festa e Birrës ka shumë elementë nga qytetaria korçare dhe sot ajo po përforcon më së miri një traditë të bukur. Nuk duhet të harrojmë që Korça është qyteti i birrës, sepse birra e parë shqiptare është prodhuar në Korçë. Emrin e saj të mirë tani e mbart më së miri kjo pije, e cila është një pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme, por edhe e kulturës sonë, për të treguar se ne korçarët dimë të argëtohemi duke sfiduar edhe problemet e përditshme apo të kohës që jetojmë. Kjo festë është për të gëzuar të gjithë së bashku dhe për të dhënë mesazhe festive të qytetit tonë", - u shpreh në mesazhin e tij për Fetën e Birrës, kryebashkiaku Niko Peleshi.