Vidhet kabulli,Gjiri i Lalëzit pa drita
DURRES - Një vjedhje ordinere lë në errësirë të plotë perlën turistike të Gjirit të Lalëzit. Nga burime lokale mësohet se gjatë mesnatës në fshatin “Shën-Pjetër” persona të paidentifikuar kanë vjedhur mbi 700 metra linearë tel bakri, duke shkëputur rrymën elektrike, jo vetëm për 1 000 banorët e fshatit, por edhe për qindra pushues, të cilët kanë marrë banesat me qira. Kjo vjedhja ka lënë në terr gjysmën e Gjirit të Lalëzit (pjesën veriore të tij) e deri në Rodon. Policia ka nisur me urgjencë një grup pune në terren, duke e vlerësuar maksimalisht ngjarjen edhe për faktin se ajo ka ndodhur në zonë turistike. Nga ana tjetër skuadrat e KESH kanë mbërritur në vendngjarje për riparimin e shpejtë të linjës. o.u