Plagos me thikë ish-bashkëshorten
BERAT - Plagos me thikë ish-bashkëshorten. Ndonëse ishte i divorcuar nga gruaja prej kohësh, vazhdimisht kishte shfaqur xhelozi për të, duke arritur deri në pikën që i ka rrezikuar jetën. Burime të policisë bëjnë të ditur se u arrestua Fatmir Belishaku, 45- vjeç, lindur dhe banues në fshatin Hingë, komuna Poshnje. Babai i dy fëmijëve, i divorcuar pak kohë më parë me të shoqen, B.Belishaku, 44- vjeçe, akuzohet për plagosje me thikë të saj. Nga hetimi i kryer prej policisë, rezulton se çifti kishte pasur gjithmonë grindje, për shkak të xhelozisë së burrit, çka solli edhe ndarjen e tyre. Mëngjesin e së mërkurës, 45-vjeçari kishte nisur sërish akuza mbi moralin e ish-bashkëshortes. Kundërshtimi i gruas dhe debati i nisur mes tyre ka degraduar deri në gjakosje. Burri ka rrëmbyer një thikë që mbante me vete, duke e qëlluar në qafë ish-bashkëshorten. Ngjarja e ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe thirrjet e gruas kanë alarmuar fqinjët. Menjëherë ata kanë transportuar të plagosurën për në spitalin e Lushnjës, për shkak të afërsisë