E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Devollit, policia 30 mijë euro shpërblim për informacion mbi vrasësin

Tiranë, 1 shkurt, NOA Në momentet kur banorët
e Vidohovës kanë nisur të shfaqin pakënaqësinë e tyre për moskapjen ende të autorit
të masakrës që ndodhi në këtë fshat pak ditë më parë, policia ka vendosur të akordojë
një shpërblim për personin që do japë informacion rreth vendodhjes së tij.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA
nga burime policore të Korçës, sipas të cilave shuma e vënë në dispozicion të
informatorit për gjetjen e vrasësit do të jetë 30 mijë euro.

Në këtë mënyrë, policia mendon se mund të
ndihmojë me një masë të tillë për kapjen sa më parë të Besim Karajt, autorit të
masakrës ku mbetën të vrarë tre vëllezër në Vidohovë të Devollit.

Kjo edhe pasi të afërmit e tre vëllezërve, por
edhe të gjithë banorët e fshatit Vidohovë kanë nisur të protestojnë kundër
policisë, e cila sipas tyre ende po e lë të lirë autorin dhe se ata kanë frikë
nga një gjë e tillë, duke parë se çfarë ishte në gjendje të bënte ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›