E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi librarinë, kapet autori që iu gjetën gjurmët brenda saj

Lezhë, 1 shkurt, NOA Para dy muajsh do të
vidhte librarinë e qytetit të Lezhës, e që atëherë, autori i kësaj ngjarje do të
bridhte i lirë megjithëse ndaj tij rëndonin akuzat e prokuororisë se ishte i
dyshuari kryesor. Por vetëm dje, forcat e policisë së Lezhës kanë mundësuar kapjen
e 18-vjeçarit Klodian Berisha, lindur në Fushë-Krujë dhe banues në qytetin e
Lezhës.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Lezhës,
sipas të cilave nga akti i ekspertimit daktiloskopik nr.842, të datës
28.01.2010, është arritur në konkluzionin se gjurmët e gjetura, si provë
materiale në vendin e ngjarjes së vjedhjes së librarisë së qytetit të Lezhës,
janë lënë pikërisht nga i lartpërmenduri.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›