Masakra e Durrësit, caktohet trupi gjykues për Dajtin
TIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda përzgjedh gjyqtarin që do të kryesojë pesëshen gjykuese të dosjes më me të pandehur kryesor Dritan Dajtin në këtë gjykatë. Burime zyrtare pranë kësaj gjykate bënë të ditur se gjykimi i dosjes me tre te pandehur, mes të cilëve edhe i akuzuari si vrasësi i katër policëve në 7 gusht të këtij viti në Durrës, Dritan Dajti, do të kryesohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Në ditët në vazhdim pritet të caktohet data e seancës së parë në të cilën Dajti dhe dy të bashkëpandehurit e tij. Dosja me të pandehur Dritan Dajtin, kunatin e tij, Erges Xhoxhi dhe ish-oficerin e policisë Mariglen Muçaj, mbërriti në gjykatë pesë ditë më parë, pasi më se 4 muajsh hetime të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Sipas organit të akuzës, Dritan Dajti akuzohet për “vrasje për shkak të cilësive të veçanta katër herë ndaj katër agjentëve të policisë”, “vrasje në rrethana të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë”. Kunati i tij Xhoxhi, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “falsifikim dokumentesh”. Ish-oficeri i policisë së Durrësit Maringlen Muça akuzohet për “shpërdorim detyre”. Në ngjarjen e 7 gushtit mbetën të vrarë agjentët operacionalë specialë Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari. ar.ba