Inspektorati i bashkisë si agjenci legalizimesh
Afrim Imaj
Sindroma më e keqe e tranzicionit shqiptar është barazimi i të gjithëve si hajdutë. Ka një përhapje të madhe të dorëzimit, me pafuqinë e fjalisë, “të gjithë janë njësoj”. Në fakt, kur shikon një abuzim dhe mosreagim, kuptohet që shenja e barazimit është e lehtë për t’u vënë. Por, në të gjithë padrejtësitë, jo të dyja palët janë barabartë fajtorë. Ndërtimet pa leje, që po mbillen përditë në tarracat e pallateve në Tiranë, sigurisht kanë dy palë fajtorë. Njëra palë janë ndërtuesit, apo familjet që i bëjnë, tjetra janë ata që i lejojnë. Në pamje të parë, duket se fajtorët kryesorë janë ata që i ndërtojnë. Por, ecuria e ndërtimeve pa leje, duket se tani ka bërë që peshën më të madhe të fajit ta kenë ata që i lejojnë. Ka disa muaj që procesi i deklarimit të ndërtimit pa leje është mbyllur. Askush nuk mund të vendosë as edhe një tullë, pa leje. Ka më shumë se dy vite, që Bashkia e Tiranës, ka marrë nën juridiksion Policinë e Ndërtimit. Por ka po aq kohë që ndërtimet pa leje, jo vetëm nuk janë frenuar, siç premtonte kreu i bashkisë kur kërkonte Policinë Ndërtimore, po duket se po lulëzojnë në mes të Tiranës. Ka një shprehje të vjetër, që edhe kreu i bashkisë e përdori rëndom në fushatë. Kur më gënjen njëherë është faji yt, kur më gënjen për herë të dytë, është faji im që të besoj. Kështu po ndodh edhe me ndërtimet pa leje. Sigurisht, në fillim fajtorë ishin ata që ndërtuan pa leje. Por qytetarët e Tiranës i besuan kreut të saj, se me marrjen e Policisë Ndërtimore situata do të ndryshonte. Sot kush ndërton pa leje shtesa katesh, apo shembje themelesh, nuk është më fajtor në sytë e qytetarëve. Sot fajtor është Policia e Ndërtimit të Tiranës që qytetarët i besuan se nuk do t’i lejonte ndërtimet pa leje. Sot, ata që duhet të përgjigjen më fort përpara ligjit janë ata që heshtin, edhe pse me ankesa pafund në duar, duke bërë shurdhin apo memecin. Dhe sigurisht, që askush nuk heq dorë nga dëgjimi dhe fjala, pa pasur në këmbim diçka që e vlerëson më të madhe se ato. Sot, Policia Ndërtimore e Tiranës, është nën akuzë, për çdo tullë që ndërtohet pa leje, për çdo shtesë kati, për çdo dyqan që shemb katin e parë të një pallati. Sot fajtori kryesor, duhet të japë llogari. Dhe në rast se eprorët e tij, janë dakord me shurdhërinë dhe heshtjen, atëherë edhe qeveria duhet të reagojë. Në rast se nuk është edhe ajo, po aq fajtore. Çdo ndërhyrje, në shembjen e ndërtimeve pa leje nga qeveria, duhet të shoqërohet patjetër me ndërhyrje administrative qoftë edhe penale, për ata që e lejuan atë ndërtim pa leje. Në të kundërt, edhe për shumë kohë, Policia Ndërtimore do të bëjë shurdhin, qytetarët “fatlumë” të kateve të fundit apo të para do të bëjnë shtesat dhe shembjet e tyre, dhe banorët e tjerë që rrezikojnë jetën nën pallate të pasigurta do të bëjnë ankesa.