Masakra e Durrësit, pranga në Amsterdam dy vëllezërve Aliaj
Interpoli ekzekuton arrestimin e Fredi dhe Sokol Aliajt nga Fieri. Ishin pjesëmarrës në torturën dhe vrasjen e Albert Mitros
Tiranë - Arrestohen në Amsterdam pas katër vitesh kërkim Fredi dhe Sokol Aliaj, nga Fieri, të dënuar për torturimin ekstrem dhe vrasjen e Albert Mitros. Ky i fundit, gjithashtu nga Fieri, u gjet në vitin 2004 në Durrës, në bagazhin e makinës së tij, i masakruar dhe i futur në një thes. Asokohe policia mendoi për ndonjë ekzekutim mafioz, por investigimi i aktivitetit të viktimës zbuloi se ai ishte një punëtor i thjeshtë elektrik në Fier dhe vrasja kishte lidhje me “historinë rozë” që ai kishte me një 16-vjeçare, e cila ishte kushërirë e parë e Ismet Boriçit, mik i ngushtë i vëllezërve Aliaj, gjithashtu i shpallur në kërkim si ideatori dhe ekzekutuesi kryesor i masakrës. Një vit e gjysmë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 54 vjet burg për katër të pandehurit, Ismet Boriçi, Fredi e Sokol Aliaj dhe Platon Pepaj, të akuzuar për vrasjen e kryer tre vjet më parë ndaj elektricistit nga qyteti i Fierit, Robert Mitro. Sipas vendimit të togave të zeza thuhet se katër të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë rrahur me sende të forta dhe më pas e kanë vrarë.
Dënimet
Për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale gjykata vendosi në maj të vitit 2007 deklarimin fajtor të të pandehurit Ismet Boriçi dhe dënimin e tij me 25 vjet burg, pasi është personi që ka organizuar dhe më pas ka vrarë viktimën nga Fieri, Robert Mitro. I pandehuri Fredi Aliaj deklarohet fajtor për ekzekutimin e viktimës Mitro dhe dënohet me 23 vjet burg, pasi cilësohet si bashkëpunëtori kryesor me Boriçin në kryerjen e krimit. Ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Sokol Aliaj dhe Platon Pepaj, u shpallën fajtorë për veprën penale të "moskallëzimit të krimit" dhe u dënuan me nga tre vjet heqje lirie. Sipas policisë, konflikti mes viktimës dhe të dyshuarve si autorë ka ardhur për shkak të një vajze, e cila ishte kushërira e Boriçit. Sipas policisë, Mitro bashkëjetonte me të dhe të dyshuarit si autorë pretendonin se kishte për qëllim ta trafikonte.
Ngjarja
Robert Mitro ishte i martuar dhe babai i tre fëmijëve në kohën kur u ekzekutua. Rreth gjashtë muaj para ngjarjes tragjike për të Mitro kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë me 16-vjeçaren, e cila ishte kushërirë e Boriçit, ndërsa një fakt i tillë është pritur shumë keq nga familjarët e vajzës, të cilët njiheshin prej vitesh me Mitron. Mendohet se Mitro është futur në kurth dy ditë para ekzekutimit, ndërsa ishte ftuar në Durrës kinse për të bërë disa riparime elektrike. Por ky do të ishte udhëtimi i fundit i Mitros, pasi në apartamentin ku ai shkoi për të bërë instalimet elektrike e prisnin ekzekutorët e tij.
Vidhnin makina, i shisnin për skrap, arrestohen dy të rinj
Fier – Dy djem janë identifikuar nga policia në Fier si autorë të vjedhjes me qëllim shitjen për skrap të një makine, informon policia e Fierit. Po sipas kësaj të fundit, dje pasdite, në kuadër të operacionit të koduar “Distributori”, u vu në pranga 22-vjeçari Dorian Pashaj, banor i Vlorës dhe moshatarin e tij Ervis Dollani, lindur në Berat, por banues në Vlorë, i dënuar një herë më parë për vjedhje. Dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën një automjet tip “Benz” me targa FR 0396 C, pronë e shtetasit L.B., ngjarje e ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Sipas policisë automjeti tip “Benz” me targa Fieri ishte vjedhur dhe ishte dërguar duke u shitur për 150 mijë lekë të rinj në një pikë grumbullimi skrapi me pronar Meleq Mehmetaj në Vlorë.
Policia ka sekuestruar në pikën e grumbullimit të skrapit pjesë të automjetit, ndërkohë që ka shpallur në kërkim Mehmetajn, i cili akuzohet për veprën penale “pastrim i produkteve të veprës penale”.
1 Nentor 2008