LRI, letër ambasadorëve: “Ndaloni masakrën elektorale të PS-së dhe PD-së!”
Lëvizja Rinore për Integrim, nëpërmjet një letre drejtuar dje ambasadorit të BE-së, përfaqësuesit të OSBE-së, ambasadorit të SHBA-ve dhe ambasadorit britanik, kërkojnë nga këto përfaqësi të mëdha diplomatike në Shqipëri të ndërhyjnë për të ndalur masakrën elektorale që përgatitet të ndodhë në Shqipëri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho, sekretari i Përgjithshëm i LRI-së, Besian Pesha dhe nënkryetari i LRI-së, Ardit Çela, iu drejtuan zyrtarisht nëpërmjet një letre diplomacisë perëndimore për t’i ftuar në një takim ku do të shprehen të gjitha shqetësimet e LRI-së në lidhje me rrezikun që po u kanoset zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri.
“Ne si tё rinj jemi shumё tё shqetёsuar dhe tejet tё zemёruar për mёnyrёn sesi tё dyja kёto subjekte po kёrkojnё tё instalojnё përsëri njё kod zgjedhor thellësisht manipulativ, që vjedh dhe deformon votën e shqiptarëve dhe që riprodhon pёrsёri një parlament të deformuar, i cili vetëm do të shërbejë pёr legjitimimin e qeverisjes sё Shqipёrisё nga një kastё kriminale dhe e korruptuar. Ne mendojmë gjithashtu se kёsaj radhe duhet tё jeni mjaft aktivë dhe të përdorni autoritetin tuaj të padiskutueshëm për tё mos lejuar shkatërrimin e të ardhmes së vendit dhe rrezikimin serioz dhe të pakthyeshëm të demokracisë në Shqipëri, siç është hartimi i Kodit Zgjedhor dhe për të mos shkaktuar radikalizimin e pashmangshëm të qëndrimeve ndaj vjedhjes dhe grabitjes së votës në tavolinë, të projektuar nga PS-ja dhe PD-ja”, - thuhet në letrën e dërguar nga LRI-ja për përfaqësitë diplomatike në Tiranë. Në këtë letër, LRI paralajmëron protesta të mëdha studentore në rast se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të tentojnë të manipulojnë Kodin e ri Zgjedhor dhe të vënë në rrezik demokracinë shqiptare.
1 Nentor 2008