Personat që do tu ndalohet të financojnë partitë në fushatën elektorale
Përfituesit në tendera dhe debitorët në shtet privohen nga financimet. Lista mbyllet me aksionarët në media dhe përfituesit e projekteve shtetërore
Shaban Sulçe
Katër kategorive personash nuk do t’u lejohet që të financojnë fushatat elektorale të partive politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Propozimi i përgatitur nga grupi i ekspertëve në Partinë Socialiste pritet që të sanksionohet së shpejti në Kodin e ri Zgjedhor. Sipas ekspertit zgjedhor në PS, Damian Gjiknuri, Partia Socialiste propozon që katër kategorive të caktuara personash t’u ndalohet e drejta për të financuar partitë politike dhe fushatat e tyre elektorale. Kështu, kategoritë e mëposhtme janë personat juridikë apo shoqëritë tregtare, të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në tenderat publikë gjatë një periudhe 2-4 vjeçare (mbetet për t’u përcaktuar). Lista vijon më pas me personat juridikë apo shoqëritë tregtare, të cilat rezultojnë debitore në shtet. Kategoria e tretë është ajo e personave juridikë dhe e shoqërive tregtare që kanë përfituar nga fondet publike nëpërmjet projekteve shtetërore. Kategoria e katërt, që nuk do të lejohet të financojë fushatat elektorale të partive politike janë personat juridikë dhe shoqëritë tregtare, të cilat janë aksionere në organet e masmedias shqiptare.
Kritikat
Mungesa e transparencës për financimet e partive politike pritet të jetë edhe një nga pikat më të kritikueshme për qeverinë shqiptare në Progres-raportin që pritet të publikohet më 5 nëntor nga Komisioni Europian për Zgjerimin në Bruksel. Gjatë këtyre ditëve, mediat kanë bërë të ditur se kritikat duket se do të përqendrohen edhe përsa i përket transparencës së financimeve të partive politike. “Duhet bërë shumë punë për transparencën e financimit të partive”, - thuhet në Progres-raport. Gjithsesi, në hartimin e Kodit të ri Zgjedhor priten të sanksionohen disa pika që kanë të bëjnë me këtë çështje. Ndryshimet e diskutuara pritet ta bëjnë procesin e financimit të partive më të kontrolluar dhe më transparent. Kështu synohet që të vendoset tavani për vlerën financiare që do të dhurohet, si dhe bërja transparente në media e shumave që do të derdhen. Nga ana tjetër, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore pritet të sanksionojnë në Kod edhe krijimin e sistemit të auditit për financimet e partive politike, që do të funksionojë pranë KQZ-së.
Shtyrja e Kodit
Me 81 vota pro dhe 7 kundër Kuvendi miratoi dy ditë më parë shtyrjen për të katërtën herë të afatit të punës së Komisionit të posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor. Komisioni do të punojë rreth sistemit zgjedhor deri më 14 nëntor, pavarësisht se
afati i tij përfundonte të enjten. Komisioni zgjedhor, i ngritur me një vendim të Kuvendit në muajin qershor, ka për detyrë hartimin e amendamenteve të nevojshme ligjore për ruajtjen e standardeve në zgjedhje, mbështetur në rekomandimet e paraqitura në raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it. Gjatë miratimit të afatit të ri të Komisionit, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, kërkoi largimin nga posti i anëtarit të Komisionit të deputetit Tritan Shehu, pasi tashmë Partia Demokrate e Re, që ai përfaqësonte është bashkuar me Partinë Demokratike. Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, bëri të ditur vetëm pak ditë më parë se Kodi Zgjedhor do të miratohej javën e partë të muajit nëntor. Por duket se Kodi do të depozitohet për miratim në Kuvend javën e dytë të nëntorit.
Kategoritë që u ndalohet financimi i partive politike
1-Personat juridikë dhe shoqëritë tregtare që kanë qenë pjesëmarrëse dhe kanë përfituar tenderat publikë
2-Personat juridikë dhe shoqëritë tregtare që rezultojnë debitore në shtet
3-Personat juridikë dhe shoqëritë tregtare që janë aksionere në organet e medias shqiptare
4-Personat juridikë dhe shoqëritë tregtare që kanë përfituar fonde nga projektet shtetërore
1 Nentor 2008