Trafiku i drogës, Liljana Kondakçi, në hetim nga italianët
Por këngëtarja e mohon publikisht implikimin me grupin e shkodranëve. Antidroga italiane e listoi si anëtare të një grupi të vjetër narkotrafiku
Habjon Hasani
Tiranë - Për të dytën herë brenda dy vitesh Liljana Kondakçi pushton lajmet e agjencive mediatike si e implikuar në trafikun e drogës. Dy vite më parë Kondakçi u ndalua pasi në makinë iu gjet një sasi heroine, por “kujtimet e hidhura” janë rizgjuar dje për këngëtaren. Agjencia më e madhe italiane e lajmeve e përmendte atë si një nga personazhet që kishte funksion në rrjetin e trafikantëve shqiptarë të arrestuar mëngjesin e djeshëm në Itali. Por me qetësi nga Tirana, Kondakçi ka mohuar gjithçka duke deklaruar se e gjente të papritur publikimin e emrit të saj nga agjencitë italiane për implikim në tregtinë e paligjshme të narkotikeve. “Jo, lajmi për drogën nuk është i vërtetë. Unë nuk kam probleme me Drejtësinë italiane”, - kanë qenë disa nga fjalët që tha Kondakçi për një televizion shqiptar. Nga ana tjetër, agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, referuar përgjimeve telefonike nga ana e Policisë italiane, njoftoi se këngëtarja lirike e mirënjohur e skenës shqiptare, Liljana Kondakçi, është nën listën e të hetuarve së bashku me 20 personat që u kapën dje me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Madje banda e njihte atë dhe me emër të koduar. Ajo thërritej “La mamma”, ose shqip “mamaja”.
Mohimi
“S’kam probleme me Drejtësinë italiane. Lajmi se për mua është prerë një urdhër arresti nuk është i vërtetë. Ky lajm është sqaruar para dy vite e gjysmë me parë. Tani unë nuk e kuptoj se përse del. Pasi unë kam dalë si zonjë me të gjitha rregullat e duhura dhe procedurat italiane. Në Shqipëri kam rreth 2 vjet e gjysmë mos më tepër që qëndroj. Nuk e di se për çfarë hetimesh bëhet fjalë përderisa unë kam dalë e rregullt dhe e pafajshme. Unë jam në rregull dhe nuk kam pasur arsye të mendoj se do të vazhdojnë hetimet”, - tha dje Kondakçiu, ndërsa pyetjes se përse rezulton emri i saj në listat e personave në hetim për Kondakçiun, këngëtarja nuk arrin ta shpjegojë dot. “Edhe unë nuk e di atë pse. Po përpiqem ta zgjidh këtë. Nuk e di pse emri im figuron në listën e të implikuarve në trafikun e drogës. Pasi atë letër që disponoj unë e kam me firmë dhe me vulë, ku thuhet që unë nuk hetohem më. Po gjithsesi, do ta ndjek vetë këtë punë dhe sigurisht që do ta çoj deri në fund. Unë e mohoj faktin e implikimit në trafikun e drogës”, - tha mes të tjerash këngëtarja.
Shkodra
Operacioni i zhvilluar dje nga Policia italiane vuri në pranga 20 persona (të disa kombësive italianë, shqiptarë e rumunë në kuadër të atij që u quajt operacioni “Shkodra”. Liljana Kondakçi, Bashkim Kubazecaj, Luan Kubazecaj, Albert Mesiti, Elvis Metvelaj, Rodon Rexhepi, Fisnik Smajlaj, Sajmir Ujkaj, Gentian Ulqini dhe Gentian Hamzaraj janë shqiptarët që sipas Policisë italiane janë implikuar në këtë rrjet trafiku. Mediat italiane kanë raportuar dje se shqiptarët dhe rumunët kishin gati 12 vite që operonin në trafikun e drogës falë ortakërisë që kishin bërë me një nga drejtuesit më të rëndësishëm të organizatës kriminale “Ndrageta” në Itali. Në krye të bandës ishte pikërisht kapteri i Ndragetës, Saverio Maliari, i cili ka qenë përfaqësuesi më i lartë i organizatës për zonën e Kozencës.
1 Nentor 2008