E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi gazetarin, burgoset vëllai i gjyqtarit

Gjykata e Lezhës ka vendosur të izolojë në burg Liman Lleshin, i cili disa ditë më parë ka aksidentuar me makinë gazetarin e "Fiks Fare", Ksenofon Ilia. Gazetari u aksidentua në përpjekje për të intervistuar vëllain e Liman Lleshit, gjyqtarin Murat Lleshi, i cili ishte bërë pengesë për bashkëfshatarët e tij të Urakës në lidhje me ndërtimin e një ure. Vëllai i gjyqtarit akuzohet për plagosje me dashje, pasi ishte drejtuesi i furgonit me të cilin u larguan vëllezërit nga oborri i gjykatës për të shmangur nga kamerat që e ndiqnin. Pas kallëzimit të bërë në Prokurorinë e Burrelit nga ana e gazetarit Ilia, ka filluar ndjekja penale për gjyqtarin dhe vëllain e tij. Tri ditë më parë, gjyqtari Murat Lleshi u përjashtua nga një seancë gjyqësore e radhës. Meqenëse gjyqtari Lleshi punon në Gjykatën e Burrelit, KLD-ja ka kërkuar që çështja gjyqësore në ngarkim të tij dhe vëllait të zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Vetë gjyqtari Lleshi ende nuk ka dalë para togave të zeza, pasi KLD-ja nuk i ka hequr ende imunitetin e gjyqtarit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›