Laboratori nga tete predhat e gjetura pese prej tyre shpallen te paidentifikueshme

TIRAN - Ne kohen kur pritej qe ekspertet e Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme te identifikojne armet e efektiveve te Gardes se Republikes prej te cilave gjeten vdekjen kater viktimat e demonstrates se 21 janarit ata shpallin pa vlera identifikuese pese nga tete predhat e gjetura ne vendin e ngjarjes dhe ne trupat e viktimave.
Shpallja e predhave si te pamundura per tu krahasuar dhe analizuar behet pa shpjegime bindese cka hedh dyshime mbi vertetesine e ekspertizes. Ata thone se pese prej tete predhave te gjetura jane te demtuara deri ne ate mase sa nuk mund te kryet identifikimi i tyre me tyten e armes nga jane qitur.
Hetuesit e ceshtjes menjehere pas ngjarjes se 21 janarit kane arritur te gjejne dhe te administrojne ne dosjen hetimore tete predha te plumbave luftarak te kalibrit 9 mm te qitura nga armet e llojit MP-5 dhe pistolete. Nga keto predha tre prej tyre jane gjetur dhe nxjerr nga trupat e viktimave Ziver Veizi Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Ndersa pese predhat e tjera jane gjetur ne ambiente dhe vende te ndryshme per rreth nderteses se Keshillit te Ministrave.
Dy nga keto predha jane sekuestruar ne ambientet e nderteses se UNHCR-se qe ndodhet perballe kryeministrise nje ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise nje ne pemen Pishen qe ndodhet ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe nje tjeter ne fasaden e xhamit te bankes qe ndodhet tek njera nga kullat binjake.
Te gjitha keto predha jane derguar ne Laborator per ekspertim krahasues dhe balistik me armet e efektiveve te Gardes se Republikes dhe gezhojat e gjetura ne oborrin e kryeministrise. Laboratori deri me tani pese prej ketyre predhave i ka nxjerre me demtime te medha ku gjurmet qe ndodhen ne predhe nuk kane vlere identifikuese me tytat e armes nga e cila eshte qitur.
Predhat qe sipas Laboratorit ne fjale ne varesi te Ministrise se Brendshme jane te demtuara dhe nuk mund ti nenshtrohen ekspertimit krahasues e balistik jane gjithsej pese deri tani dy predhat e gjetura ne ndertesen e UNHCR-se predha e gjetur ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise predha e gjetur ne fasaden e xhamit te bankes qe ndodhet tek njera nga kullat binjake si dhe me e rendesishmja predha e nxjerre nga koka e viktimes Aleks Nikaj - thuhet nga laboratori.
Te vetmet predha qe nga laboratori tashme jane cilesuar te vlefshme per ekspertim eshte predha e gjetur ne trupin e viktimes Ziver Veizi qe tashme eshte identifikuar arma e perdorur nga Agim Llupo i cili ndodhet i arrestuar.
Per predhen e gjetur ne trupin e viktimes Faik Myrtaj mesohet se eshte identifikuar arma por cuditerisht nuk dorezohet ne prokurori raporti.
Te pyetur per kete fakt ne Prokurori te Pergjithshme zyrtaret e ketij institucioni shprehen se me perfundimin e ketyre ekspertimeve nga Laboratori i Policise Shkencore per shka te dyshimeve mbi ekspertizat keto predha do i nenshtrohen serish ekspertimit nga eksperte te Byrose Federale te hetimit FBI-se te cilet do te vleresojne se sa te sakte kane qene ekspertet shqiptare.
Ne do tiu kerkojme ndihme agjenteve te FBI-se qe ti nenshtrohen perseri ekspertimit keto predha te gjetura ne vendin e ngjarjes apo ne trupat e viktimave per te evituar gabimet e mundshme te eksperteve shqiptare - thane burimet e Prokurorise se Pergjithshme.
Me ndihmen e Laboratorit te Policise Shkencore prokuroria tashme ka identifikuar personat qe diten e demonstrates se 21 janarit kane qelluar me plumba luftarake drejt turmes apo edhe ne ajer sic pretendojne vete efektivet e Gardes se Republikes. Sipas te dhenave hetimore deri tani jane identifikuar armet e shtetasit Agim Llupo qe ndodhet nen masen e sigurise arrest me burg dhe personave qe po hetohen ne gjendje te lire Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli Sadik elaj dhe Ilir Duraku.
Te pese keta te efektive te Gardes se Republikes dyshohen se kane shkrepur 118 here armet e tyre drejt ajrit apo drejt turmes se demonstruesve. Ndersa laboratori ka identifikuar edhe nje gardist tjeter qe ka qelluar 9 plumba luftarake me pistoleten e punes te kalibrit 9 mm. Si dhe nje person tjeter ende nuk eshte identifikuar qe ka qelluar tre here me pistoleten e tij personale te llojit Makarov. Ne total prokuroria ka gjetur dhe sekuestruar 132 gezhoja plumbash ne oborrin e Keshillit te Ministrave konkretisht ne pjesen veriore te kryeministrise.
PREDHA T IDENTIFIKUESHME
Predha qe ndodhej ne trupin e Faik Myrtes nuk dorezohet raporti
Predha qe ndodhej ne trupin e Ziver Veizit arrestuar gardisti Llupo
T PAIDENTIFIKUESHME SIPAS LABORATORIT T MINISTRIS S BRENDSHME
Predha e gjetur ne trupin e Aleks Nikajt
2 predhat e gjetura ne zyrat e UNHCR-se
Predha e gjetur ne kangjellat e kryeministrise
Predha e gjetur ne banken qe ndodhet tek Kullat Binjake
Gjykata e Larte Lirimi i gardistit Ahmetaj i ligjshem
TIRAN - Kolegji Penal i Gjykates se Larte rrezoi kerkesen e organit te akuzes si te pabazuar ne ligj per rikthimin ne qeli te gardistit Gazmend Ahmetaj i cili u lirua nga Gjykata e Apelit nen masen shtrenguese detyrim per paraqitjeje.
Ky vendim i Apelit te kryeqytetit sipas Kolegjit Penal eshte i bazuar ne ligj dhe nuk mund te rikthehet ne qeli i dyshuari Ahmetaj ne kohen qe ndaj tij nuk ka ndonje prove konkrete qe implikon ate ne kryerjen e vepres penale te vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim. Nderkohe prokurori i ceshtjes Artur Selmani kerkoi nga peseshja gjykuese qe te shfuqizohet vendimi i lirit te dhene nga Gjykata e Apelit pasi nuk eshte konsumuar afati 30-ditor i mases se sigurise arrest me burg me afat 30-ditor te vendosur nga Gjykata e Shkalles se Pare.
Por ky pretendim u kundershtua nga avokati mbrojtes Marash Ibraj qe kerkoj te mos pranohet kerkesa dhe rekursi i Prokurorise pasi sipas tij eshte i pabazuar ne legjislacionin e procedures penale. Kolegji Penal pas keshillimit disa minutash vendosi te lere ne fuqi vendimin e lirimit te gardistit Ahmetaj.
Ky i fundit u lira nga Gjykata e Apelit 22 dite pasi ishte arrestuar se bashku me koleget e tij te dyshuarit Mark Nikolli dhe Sadik elaj.