Korçë, 10-ditë burg, për përdhunimin e 12- vjeçarit

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 10 ditor, për 19 vjeçarin Eduard Bufi, i dyshuar si autor i përdhunimit të 12 vjeçarit nga Devolli.
Prokuroria do çojë ekspertizën mjeko-ligjore në Gjykatë. Ekspertiza mjeko-ligjore, pritet të dalë brenda 10 ditëve në Gjykatë. Kjo ekspertizë do të verifikojë përdhunimin e 12 vjeçarit në Devoll. Ndërkohë që nga ana tjetër, pala mbrojtëse nuk pranon akuzat për përdhunim.
Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" për bashkë-autorin tjetër të kësaj ngjarje, 16 vjeçarin Romario Mullai, si i akuzuari kryesor për përdhunimin e 12 vjeçarit në Devoll. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa gjatë zhvillimit të seancës, i akuzuari nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Mbi Mullain bie akuza e përdhunimit ndaj një të mituri, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në fshatin Bitinckë në rrethin e Devollit.
Viktimë e dy djemve maniakë është bërë bashkëfshatari me inicialet XH. P. Ata kishin kryer marrëdhënie me të miturin dhe disa muaj më parë, por ndonëse familjarët ishin munduar ta mbyllnin këtë histori, ajo është përsëritur, me të njëjtën tronditje për të miturin.
Mësohet se përdhunimi i fundit ka ndodhur pasditen e së hënës, duke e lënë atë në gjendje shoku, pasi akti ishte kryer për herë të katërt brenda një periudhe të shkurtër kohe. Pas disa orësh, ka qenë vetë i mituri që ka treguar në shtëpi se çfarë i kishte ngjarë, madje duke identifikuar dy autorët.