Uruguai me mungesaTabarez: Holanda, joe pamposhtur
JOHANESBURG- Uruguai synon të shkruajë një faqe të historisë kur të përballet të martën në mbrëmje me Hollandën, në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Trajneri Oskar Uashington Tabarez deklaron se misioni është ende i mundur megjithëse përballë është një nga skuadrat më të forta të botës, e cila në çerekfinale arriti të eliminonte Brazilin.
Për të ngritur moralin e skuadrës së tij, trajneri uruguajan ka rikthyer në mendjen e lojtarëve Botërorët e fituar në vitet 1930 dhe 1950. “Në fakt, nuk duam të krahasohemi me ato skuadra të mëdha, por mendoj se mund të ecim fare mirë në gjurmët e tyre, - deklaroi Tabarez. – Edhe pse ka shumë pritshmëri nga tifozët tanë, nuk kemi presion të tepër.
Hollanda është një kundërshtar i vështirë, por jo i pamundur”, shpjegoi ai. Problemi më i madh për amerikano-jugorët është mungesa e Luis Suarez, i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Ganës, ndërkohë që edhe Lodeiro apo kapiteni Diego Lugano janë të dëmtuar dhe ende nuk janë 100 % i sigurt.
Një tjetër mungesë është mbrojtësi Fuçile, gjithashtu i pezulluar për shkak të kartonit të verdhë të marrë ndaj Ganës. “Megjithatë kemi futbollistë mjaftueshëm për të hedhur në fushë një skuadër të fortë”, garanton Tabarez. Për ndeshjen me Holandën, Uruguai pritet të luajë në sulm me dyshen Forlan-Kavani, ndërsa në mbrojtje pritet të luajnë Martin Kaseres, Diego Godin dhe mbrojtësi i Napolit Gargano.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)