Ngritja e monumentit te Pavaresise, jo ne qendrat urbane
Boceti i artistit kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas do te jete dhe monumenti qe shqiptaret do te kene kete 100-vjetor te Pavaresise. Vendimi eshte miratuar ne mbledhjen e komitetit nderministror. Pas shpalljes se bocetit fitues, diskutimi me i madh eshte se ku do te vendoset ky monument. Ne lidhje me kete ceshtje, drejtori i Galerise Kombetare te Arteve njeheresh edhe kryetar i jurise, Rubens Shima, ben me dije se artistet qe ne fillim kane perjashtuar qendrat urbane per vendosjen e monumentit. Nderkohe qe Shima na njeh edhe me disa prej opsioneve te mundshme ku mund te qendroje monumenti, sic eshte sheshi para Tetarit te Kukullave apo Parku Rinia qe ndodhet perballe Galerise se Arteve. Megjithate, fjalen e fundit per sheshin e monumentit do te percaktohet nga Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me artistet fitues.
Pervec monumentit mbi 100-vjetorin e pavaresise, te cilit tashme i duhet percaktuar nga Bashkia edhe vendi se ku duhet ndertuar, Komiteti miratoi edhe tre posterat zyrtare qe do te perdoren gjate ketij viti jubilar. Ndersa kalendari i aktiviteteve, u shty perseri per javen e ardhshme.