SHBA dhe Turqia reagojne per Sirine

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kanë rënë dakord për hapat e radhës që do të ndërmerren ndaj Sirisë, ndërkohë që liderët botërorë po përpiqen të ndalojnë masakrën një vjeçare që deri tani ka shtuar me mijëra viktima.
Presidenti amerikan Barak Obama është takuar me kryeministrin turk ,Tayip Erdogan në Korenë e Jugut, pas vizitës së presidentit amerikan në samitin bërthamor në Seul. Takimi ishte organizuar, pasi Turqia një ish-aleat i Sirisë, përgatitet të mbajë në 1 prill të këtij viti në Stamboll, takimin “Miqtë e Sirisë”.
Një nga qëllimet e këtij takimi është ushtrimi i presionit ndaj presidentit sirian, Basher Al-Aasad për dhunën që regjimi i tij vazhdon të ushtrojë në vend. Obama dhe Erdogan presin që nga ky takim të dalin zgjidhje diplomatike për të kundërshtuar regjimin në Siri, si për shembull dërgim i mjeteve mjekësore apo dhe të atyre të komunikimit.
Vetë kryeministri turk është shprehur se nuk mund të qëndrojë më si spektator, në një kohë që rreth 17 mijë refugjatë kanë ardhur në Turqi nga Sirira. Obama dhe Erdogan u shprehën se kishin rënë dakord që në Siri duhet të ndodhë një proces tranzicioni drejt një qeverie të ligjshme. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se konflikti në Siri ka shkaktuar vdekjen e 8 mijë personave, ndërsa aktivistët e opozitës në vend e çojnë numrin e viktimave në 10 mijë.