Masakra në Siri, Frattini: Ndalni dhunën

Sulmet e forcave të armatosura të ushtrisë siriane, të cilat kanë zbarkuar në mëngjes në Hamas, kanë shkaktuar një masakër të vërtetë me 100 të vdekur. Granatat e ushtarëve të armatosur kanë filluar goditjen e qytetit, 210 kilometra nga veriu i Damasco, me një ritëm të shpeshtë.
Rezultatet janë qindra persona të vdekur, dhjetëra të plagosur mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ka kërkuar ndërprerjen e luftimeve dhe vendosjen e qetësisë në vend.
“Një apel i fortë për qeverinë siriane, për të ndërperë menjëherë dhunën kundër civilëve”, thuhet në mesazhin e Frattinit dërguar qeverisë siriane.
Ai ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj civilëve dhe ka thënë se në Siri mund të arrihet një marrëveshje për zgjidhjen e krizës në vend.