Masakrimi i Liljana Arapit, çështja mbërrin në gjykatë
Korçë- Mbërrin në gjykatë dosja për vrasjen e 42-vjeçares Liljana Arapi në gjumë dhe copëtimit të trupit të saj. Autori i dyshuar i këtij krimi Gaqo Dumka, i arrestuar nga muaji gusht i këtij viti, gjendet në ambientet e burgut të Drenovës, ndërsa pritet që gjatë javës së ardhshme të dalë para togave të zeza për krimin të cilin e ka pranuar. Ndërkohë Dumka mësohet se nuk ndihet i penduar për atë që ka kryer, duke i shokuar të gjithë ndërsa thotë se ndihet keq vetëm për faktin se fëmijët e tij nuk shkojnë ta shohin dhe ta takojnë pas arrestimit të tij për një ngjarjen e rëndë. Pengu i vetëm i Dumkës, ish-partizan i Luftës së II-të Botërore, është mungesa e komunikimit me fëmijët e tij të cilët ndodhen në emigracion në shtetin fqinj, ndërsa vazhdon të pohojë se Liljana kishte tradhtuar besimin e tij dhe e kishte mashtruar duke i marrë shuma të mëdha të hollash, që i prishte me persona të tjerë.