E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakrimi i plakes, i dyshuari pohon me koke

Elbasan- Njeriu qe akuzohet per masakrimin dhe fshehjen e kufomes se 91-vjecares Farije Rranci, nuk ka nxjerre asnje fjale nga goja gjate marrjes ne pyetje prej oficereve te Policise Gjyqesore. Adem Balla, 50 vjec, me banim ne Labinot Mal te Elbasanit, ka miratuar pyetjet e bera nga hetuesit per vrasjen vetem me ane te tundjes pohuese te kokes. Ai nuk ka thene asgje rreth akuzave qe i jane bere, ndersa sipas hetuesve ka shfaqur shenjat e nje te semuri mendor. Gjithsesi sipas eksperteve duhet pritur pergjigjja perfundimtare e analizave te ADN-se per gjakun e gjetur ne teshat e te dyshuarit. Si motiv per krimin eshte vleresuar nje debat qe viktima mund te kete pasur me 50-vjecarin diten e ngjarjes dhe shkak vleresohet kullotja e tre lopeve te se moshuares ne tokat e Balles.

Pohimi

Por policia nuk i beson pohimet e tij me shenja. I semuri mendor u kap dje nga policia dhe ne cilesine e proves materiale iu bllokuan teshat e trupit te cilat mendohet se kishin njollat e gjakut te viktimes. Gjate dhenies se deklarimeve Balla vetem ka tundur koken ne shenje miratimi per vrasjen e Farije Rrancit. Shefi i komisariatit te Elbasanit, Gjelosh Prendi, u shpreh se, "edhe pse ka pranuar vrasjen, ne nuk mund te marrin ne konsiderate deklarimet e tij". Elementi qe do te provoje implikimin e tij ne kete ngjarje eshte ekzaminimi i njollave te gjakut te gjetura ne teshat e trupit. "Kampione te njollave te gjakut do t'i nenshtrohen analizave te ADN-se. Rezultatet e ekzaminimit do te jene prova perfundimtare e implikimit te tij ne kete vrasje", sqaroi komisari. Vetem nje here grupi hetimor ka tentuar seancen e pyetjeve me Ballen, pasi kane pare se ai nuk ka preferuar te flase, por vetem me sjelljen e tij te cuditshme ka tundur gjithe kohes koken pa thene asnje fjale. Ne procesverbal eshte shenuar gjithcka, duke konkluduar se duhet ndjekur rruga e analizave dhe ekspertizes mjeko-ligjore per te vertetuar autoresine.

Ekspertiza

Sipas deshmive te marra dhe hetimit te grupit te eksperteve, Balla ka kryer nje vrasje makabre, qe i shkon per shtat nje te semuri mendor. Nderkohe qe mendohet se mes 50 vjecarit dhe te moshuares ka pasur nje konflikt fare banal, pasi ai mund te jete fyer, ose te kete kembengulur qe e moshuara te mos kulloste lopet ne ate zone. Por i dyshuari si i semure psikik e ka sulmuar me pas plaken me kosen e ferres duke i marre jeten ne menyre shtazarake. Koshient per krimin e kryer, ai ka terhequr viktimen zvarre dhe me pas e ka mbuluar me gjethe dushku. Ndaj autorit eshte ngritur akuza e "vrasjes me dashje". Policia tha se gjate shoqerimit te 20 personave ne komisariat, qe ishin banore te zones ku ndodhi ngjarja, ne teshat e 50-vjecarit u vune re njolla gjaku. Menjehere ato u derguan ne laborator dhe pergjigjja paraprake ka qene se gjaku i perkiste viktimes. Menjehere ndaj Balles eshte kryer arrestimi si i dyshuar per masakrimin e te moshuares. Sot pritet qe Gjykata e Elbasanit te jape masen e sigurise per te akuzuarin, nderkohe qe prokuroria do te kerkoje edhe nje ekspertize per gjendjen mendore.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›