Masakrimi në mes të fshatit ndaj 37-vjeçarit, arrestohet edhe vëllai tjetër
KORÇË – Më në fund është ndaluar edhe autori i tjetër i masakrës publike në fshatin Gostimë të Elbasanit, e ndodhur dy javë më parë. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Elbasanit bëjnë të ditur se është bërë ndalimi i shtetasit Ismail Plaku. Ai është gjetur i fshehur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Korçës. 26-vjeçari Plaku, lindur dhe banues në Gostimë të rrethit të Elbasanit ishte shpallur në kërkim më 7 gusht të këtij viti nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë me pasojë plagosjen e kryer në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën ra në pranga Ismail Plaku, ka ndodhur më 7 gusht të këtij viti në fshatin Gostimë të Elbasanit. Dy vëllezër, Xhevahir e Ismail Plaku, akuzohen se kanë lidhur me litar pas makinës së tyre fqinjin, 37-vjeçarin Kujtim Boja, dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë për 100 metra. Policia tha se motivet e pronësisë dyshohen se janë për shkaktare të kësaj ngjarje. Dy vëllezërit dhe fqinji i tyre kanë qenë në një lokal kur ka filluar sherri. Por, me sa duket, vëllezërit Plaka nuk janë mjaftuar duke e rrahur barbarisht 37-vjeçarin Kastriot Bora, por e kanë lidhur me litar pas makinës së tyre, tip “Wolksvagen”, me targa të huaja, DE 734 RT, dhe e kanë tërhequr zvarrë në mes të fshatit, ku dëshmitarë kanë qenë me dhjetëra persona. Të gjithë qytetarët që kanë qenë në ato momente janë tmerruar nga skena dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Kjo e fundit, mbërriti me forca të shumta në vendngjarje dhe mundi të arrestojë njërin nga vëllezërit; Xhevahir Plaku, 40 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim vëllai tjetër, Ismail Plaku, 26 vjeç. Deri ditën e martë janë bërë një sërë aksionesh për kapjen e tij, por vetëm dje është bërë e mundur që të arrestohet 26-vjeçari, i cili ashtu si edhe vëllai, po hetohet për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”.
Arrestohet 64-vjeçari, tenton të vrasë kushëririn
ELBASAN - Seksioni kundër Krimeve ka arrestuar në flagrancë shtetasin Irakli Kërcyku, 64 vjeç, me banim në fshatin Gjinar të Elbasanit, pasi ky shtetas ka tentuar të vrasë me mjete të forta, për motive pronësie shtetasin Roland Kërcyku. 31 vjeçari është transportuar në spitalin e Elbasanit dhe sipas burimeve zyrtare, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 64-vjeçari është arrestuar nën akuzën e “vrasjes me dashje mbetur në tentativë”. Kohët e fundit janë shënuar një sërë ngjarjes të rënda për shkak të konflikteve të pronësisë.
20 Gusht 2008