E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia plantacion me Cannabis, asnjë i arrestuar



Luan Kondi
TIRANE – Situata në Lazarat është problematike. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i cili ka bërë dje analizën e 7 muajve në dikasterin e tij. Në kohën kur Cannabisi shqiptar është gati për t’u korrur ministri bën edhe analizën e punës së vartësve të tij. Fshati Lazarat ku kultivohet në masë Cannabis sattiva, e ku policia asgjësoi mijëra rrënjë bimë narkotike nuk ka asnjë të arrestuar për këtë vepër penale, ndërsa 15 të tjerë janë arrestuar në zona të ndryshme të vendit.
Statistikat
Duke iu referuar statistikave Nishani tha se janë asgjësuar 80 mijë e 950 rrënjë bimë narkotike, sasi kjo më e madhe se ajo e viteve të kaluara. Raportimet tregojnë se është zgjeruar edhe harta e kultivuesve, kur diheshin vatrat e nxehta ku shkelej edhe ligji. Nëse deri dje kishim si të tilla zonat e Cakranit, Lazaratit, disa fshatra në Vlorë, Shkodër, janë shtuar tashmë edhe kultivues në Pukë, Mirditë, Delvinë, apo të tjera. Sipas policisë gjendja mbetet shqetësuese në lidhje me kultivuesit. Ndërkaq mbjellja e kanabisit po kthehet në një fenomen që po shtrihet në të gjithë vendin. Jo vetëm Lazarati në Jug të Shqipërisë, por edhe Tropoja në veri të saj po kthehet në një plantacion hashashi. Masat e pamjaftueshme parandaluese po e bëjnë gjithmonë e më të vështirë punën e forcave policore për të marrë nën kontroll situatën. Kronikat e lajmeve, përditë flasin për mijëra rrënjë kanabis të cilat asgjësohen nga policia, e për dhjetëra plantacione të cilat zbulohen përditë.
Lazarati
Sipas ministrit situata në Lazarat është problematike, pasi lënda narkotike vazhdon ende të prodhohet në këtë fshat. Vetëm pak kohë më parë Policia e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht se sasia e hashashit që mbillet në Lazarat, zë një përqindje të konsiderueshme në shkallë vendi. Afro gjysma e hashashit të sekuestruar nga policia gjatë vitit të kaluar, rezulton të jetë me origjinë nga Lazarati. Vetëm gjatë vitit 2007, janë sekuestruar duke u shitur apo trafikuar 7100 kg lëndë narkotike Cannabis sattiva, ku prej tyre rreth 3.500 kg ishin me origjinë nga Lazarati. “Lazarati nuk mund të cilësohet ende zone e pastër nga lëndët narkotike”, tha Nishani gjatë konferenëc për shtyp ndërsa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Gjatë analizës që bëri dje ministri renditi dhe sasinë e bllokuar të lëndëve narkotike gjatë këtyre 7 muajve të parë të këtij viti. “Janë sekuestruar në këto operacione 47 kg heroinë, 813 grame kokainë, 2 277 kg hashash si dhe janë asgjësuar në zona të ndryshme të vendit 80 mijë e 950 rrënje kanabis. Po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë shënuar 8 operacione më shumë në luftën kundër narkotikëve dhe ka 15 autorë të arrestuar më shumë në këto operacione se sa e njëjta periudhe e vitit te kaluar”. Sipas Nishanit ajo qe bie më shumë në sy edhe për shkak të asgjësimit të bimëve narkotike, ka një reduktim drastike të sipërfaqeve të mbjella me Cannabis. “Në këtë rast i referohem pjesës së lumit të Vlorës, e cila ka qenë një nder zonat më problematike”, përfundoi Nishani.

Statistika

1. Antidroga

Janë zhvilluar 20 operacione nga të cilat 5 ndërkombëtare, me 224 persona të arrestuar, sekuestruar 47 kg Heroinë, 813 gr Kokainë, 2.027 kg hashash, si dhe 80.950 rrënjë të asgjësuara.
Statistikat e Policisë Italiane tregojnë se janë kapur vetëm 6.5 kg heroinë, 3.2 kg kokainë dhe 4 kg mariuanë të ardhura nga Shqipëria, ç’ka përbën minimumin historik të pakrahasueshëm me 2007 e përpara. Në 2003, 2004, 2005 sasia e sekuestruar në Itali ka qenë 3 deri në 4 tonë, në 2007 vetëm 100 kg.

2. Trafiqet e paligjshme

Janë zhvilluar 22 operacione policore ose 4 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në të cilat janë goditur 18 grupe kriminale me 115 të arrestuar, nga të cilët 21 shtetas të huaj

3. Krimi ekonomiko-financiar

Janë goditur 20 grupe kriminale, arrestuar 269 persona, (Përmendim operacionin “Matrix 4”, ku u godit grupi i vjedhjes se bankomatëve me klonim të kartave bankare)

4. Korrupsioni

Janë evidentuar 232 vepra penale dhe proceduar 377 shtetas, ç’ka përbën trefishim të forcës goditëse

5. Krimet e Renda

Janë goditur 13 grupe te strukturuara kriminale

Ngjarje te vjetra: 215 procedime të vjetra penale, të gjitha për vrasje, vjedhje me armë, vjedhje me pasojë vdekjen
Prej këtyre janë zbuluar për vitin 2008 - 164
2007- Janë zbuluar 76 ngjarje të vjetra
2006 – janë zbuluar 40 ngjarje të vjetra
2005 – janë zbuluar 19 ngjarje të vjetra

5. Krimet e Renda

Janë kapur 714 të shumëkërkuar, ose 115 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ekstraduar nga jashtë 65 persona të shumëkërkuar.

6. Siguria ne rruge dhe aksidentet

Numri i viktimave është 61 vete me pak

20 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›