E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet familja shqiptare në Pavia të Italisë

Një tragjedi është regjistruar dje në mesditë në një provicë të Milanos, kur një fëmijë, nëna dhe tezja e saj janë gjetur të therura me thikë


Policia italiane arreston xhaxhain e vajzës së vogël, si personin kryesor të dyshuar për vrasjen

PAVIA/ITALI- Një tragjedi shqiptare është regjistruar dje pasdite rreth orës 15:00, në Itali, në qytezën e vogël të Stradelës, pranë Pavias, në rajonin e Milanos. Një vajzë katër vjeçe (emri nuk bëhet i ditur) është gjetur e vrarë me thikë, bashkë me të ëmën Rina Mëlyshi 24vjeçe dhe tezen e saj Ornela Ndoj, nga policia lokale. Xhaxhai i vajzës Alfred Mëlyshi është dërguar në spital për shkak të plagëve të rënda të marra në përleshje me dy motrat.


Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane gjatë ditës së djeshme, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në apartamentin e familjes, që ndodhej në një pallat jo shumë të madh në qytezën në veri të Italisë, në krahinën Lombardisë. Në kohën e krimit, babai i vajzës dhe bashkëshorti i Rinës, Antoni, nuk ndodhej në banesë e po ashtu edhe fëmija tjetër i tyre.


Tri viktimat dhe burri i plagosur, janë dërguar në poliklinikën e Pavias, rreth 35 km larg Milanos. Ndërsa fëmija nëna e saj dhe tezja kishin ndërruar jetë, xhahxai i vajzës, Alfredi, ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.


Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, por dyshimet e policisë italiane janë drejtuar në dy pista, atë të krimit në familje pas problemeve të mundshme mes trye, nisur nga deklarimi i burrit të plagosur në spital, i cili ka pohuar: "Isha unë, e bëra unë". Sipas burimeve të policisë ngjarja mund të ketë ndodhur pas një përleshjeje të dy motrave, Rina dhe Ornela me Alfredin, ndërsa ky i fundit kishte mundur ti vriste ato.


Si pistë të dytë hetuesit kishin renditur atë të një krimi të kryer ndoshta nga dy shqiptarë të moshës rreth 30 vjeç.


Por kjo u sqarua për fundimisht pas pohimit të Mëlyshit. Sipas burimeve të policisë italiane të cilës i referohen mediat vendëse. Fillimisht ishte dyshuar për një krim që kishte ardhur pas një grindjeje. Tri netë më parë, dy persona që sipas mediave janë identifikuar kishin qëlluar nga rruga në drejtim të dritares së apartamentit ku banonte familja shqiptare.


Viktimat kanë mbërritur me plagë të shumta në trup, në poliklinikën e Pavias dhe të gjitha kanë pasur plagë të shkaktuar nga mjete të mprehta që sipas policisë italiane dhe spitalit, mjeti duhet të ketë qenë thikë.
Alarmi për ngjarjen është dhënë nga fqinjët e familjes, të cilët kanë dëgjuar zhurmat e shkaktuara nga konflikti në familjen shqiptare dhe menjëherë është lajmëruar policia lokale.


Kur kjo e fundit ka mbërritur në banesën e tragjedisë thuajse gjithçka kishte marrë fund pasi bashkëshortja e të plagosurit, vajza dhe kunata e tij kishin ndërruar jetë. Dyshimet e para të policisë kishin rënë pikërisht mbi dy shqiptarë të dyshuar për ngjarjen e tri ditëve më parë. Por kur kunati i Rins tha në spital: Isha unë, e bëra unë,- hetuesit u detyruan të ndryshojnë pistën. Më pas ai u arrestua, me akuzën e vrasje së trefishtë atë të dy motrave Rina dhe Ornela dhe vajzën e së parës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›