E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç thërret Trezege

09/01/2005  

Zlatan Ibrahimoviç ka dashur shumë pak që të bëhet një nga pikat fikse, të Juventusit të Fabio Kapelos. Bufon është konsideruar si një nga lojtarët e pazëvendësueshëm në formacionin bardhezi, së bashku me Nedved. Ndërsa Zlatan falenderon për çmimin që i kanë dhënë, si “Lojtari më i mirë i muajit”. Kjo është një shenjë shumë e mirë për sulmuesin bardhezi, i cili ka goditur përnjëherësh në zemrën e tifozëve. “Jam ambientuar shumë mirë dhe jam duke bërë atë që mundem, ka thënë Zlatan, mbasi ka marrë çmimin. Ndihma e shokëve të skuadrës ma ka bërë më të lehtë punën dhe çdo ditë do të bëj akoma më shumë. Për “Topin e Artë” nuk mendoj. Jam i përqendruar në punën që jam duke bërë te Juventusi dhe dua të eci përpara, ndeshje për ndeshje. Nuk besoj se kemi humbur ndonjë rast me Parmën: Kemi luajtur mirë dhe Frei ka bërë pritje shumë të bukura. Ata kanë barazuar në minutat e fundit dhe ne nuk kemi patur shumë kohë për të kaluar në avantazh. Futbolli kështu e ka, por kemi kohë për të rekuperuar gjatë sezonit”. Milani është vetëm 2 pikë mbrapa, por për Ibrahimoviç, ajo që ka më shumë rëndësi, është pozicioni që kanë në klasifikim: “Jemi akoma të parët dhe kemi dy pikë avantazh ndaj kuqezinjve. Tani duket një luftë midis nesh, por nuk duhen harruar edhe skuadra si Interi. Falenderoj Bufonin për komplimentet që më ka bërë, por dua t’i them që unë bëj pjesë në një grup që luan për të fituar. Nuk fitohet duke luajtur vetëm. Po, është e vërtetë që jam duke shënuar, por edhe në kohët e fundit, kur isha tek Ajaksi, kam shënuar shumë. Këtu në Torino jam përqendruar më shumë te golat dhe ndoshta kam patur edhe pak fat”. Pas disa ditësh, duhet të hyjë Trezege dhe Zlatan nuk duket aspak i shqetësuar për konkurrencën e sulmuesit francez: “Është një nga goleadorët më të mirë në botë dhe tani kemi shumë nevojë për të. Me hyrjen e tij nuk e di, a do të jemi sulmi më i mirë në botë, por sigurisht do të jemi më të gjatët”. Ibra bën shaka, por bëhet serioz, kur flet për gjendjen e Del Pieros: “Aleks nuk është duke kaluar një moment të keq: Ka qenë i dëmtuar, ka hyrë dhe ka shënuar. Nuk mund të jesh përherë top, por ai për mua është përherë. Skuadra ka përherë nevojë për të. Por jemi tre sulmues dhe njëri duhet të shkojë në pankinë”. Ndërsa batutën e fundit e thotë për Livornon: “Do të zbresim në fushë për të fituar dhe jam i sigurtë që do të arrijmë të marrim tre pikët”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›