Madridi në prag derbi
09/01/2005
Derbi i Madridit do të jetë takimi më i rëndësishëm i fundjavës në kampionatin spanjoll. Atletiko dëshiron të konfirmojë formën e mirë që është duke kaluar në kampionat, ndërsa Real Madridi, duhet të fitojë për të ruajtur hapin e Barcelonës.
Shpirt i ri
Real Madridi ka marrë një trepikësh shumë të rëndësishëm, në ndeshjen gjashtëminutëshe kundër Real Sociedat, e cila është fituar me rezultatin 2-1, pas ndërprerjes që u bë në 12 dhjetor, për një alarm fals bombe. Goli deçiziv është shënuar nga francezi Zinedin Zidane, pas një penalltie të fituar nga Ronaldo. Tashmë diferenca e Realit me Barcelonën, është reduktuar në 10 pikë. E ka filluar me këmbën e mbarë, aventurën e tij të parë evropiane, tekniku Vanderlei Luksenburgo.
Dy mungesa për Luksenburgon
Tekniku brazilian duhet të bëjë pa të skualifikuarit, Mishel Salgado dhe Valter Samuel, kështuqë mund të bazohet te Francisko Pavon dhe Alvaro Arbeloa, ndërsa mbrojtësi i Atletiko Madrid, Karlos Aguilera, është në dyshim për sfidën e së dielës në mbrëmje.
Kënaqësia e Helguerës
Mbrojtësi i Real Madrid, Ivan Helguera, një nga veteranët dhe futbollistët e skuadrës madrilene, me më shumë takime të grumbulluara në sezonin e shkuar, ka deklaruar për gazetën e përditshme spanjolle “Marca”: "Ndeshjet derbi janë gjithmonë speciale. Atletiko është një skuadër e mirë dhe ka lënë shumë pak pikë në shtëpi këtë sezon. Ata janë kompetitivë, shumë të fortë".
Premtimi i Fernando Tores
Sulmuesi i talentuar i Kombëtares spanjolle dhe Atletiko Madrid, Fernando Tores, u ka premtuar tifozëve të skuadrës së tij fitoren, e cila mungon qysh nga tetori i 1999-ës. "Ne kemi kohë që e presim këtë ndeshje të rëndësishme dhe jemi të bindur që mund ta fitojmë ndeshjen me Real Madrid. Mendoj se, ka ardhur radha jonë"- ka përfunduar sulmuesi.
Bindja e Roberto Karlos
"Atletiko është duke kaluar momente shumë të mira dhe fitorja për ne do të jetë shumë e vështirë. Numrat e tyre në fushën e ‘Visente Kalderon’, këtë sezon kanë qenë të mrekullueshme. Duhet të luajmë me shumë intensitet dhe të krijojmë raste shënimi. Jam i bindur se mund t`ia dalim".
Luksenburgo: "Do të fitojmë!"
Trajneri i ri i Real Madrid, Vanderlei Luksenburgo, e di mjaft mirë se Barcelona është gati të shkëputet përsëri, prandaj skuadra e tij nuk ka alternativë tjetër, përveç fitores me Atletikon: "Ndeshjet derbi janë të paparashikueshme. Atletiko do të kërkojë patjetër fitoren në një ndeshje të tillë, ndërsa ne duhet të ndjekim Barcelonën. Duhet vetëm të fitojmë"- ka përfunduar.