Masakroi shokët me thikë, prangoset autori pas disa orëve arrati

Sherri banal për një vajzë, përfundon me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur
Krimi trondit Korçën, një i vrarë dhe dy të plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë për motive banale. Vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të mërkurës në ambientet e brendshme të qytezës studentore të universitetit Fan Noli të Korçës. Një grup të rinjsh që kanë qenë së bashku në lokalin e studentëve janë konfliktuar ashpër me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka mbetur i vdekur 25- vjeçari Elis Spaho, ndërsa kanë mbetur të plagosur nga thika e agresorit dhe dy shokët e tij Klodian Hoxha dhe Leonard Ballço. Autori i krimit, Erjon Pepellashi, 24 vjeç nga Korça, u identifikua pak orë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua në orët e pasdites së djeshme.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin juglindor, madje dhe studentët e konviktit të universitetit Fan Noli të kryeqendrës së juglindjes ka ndodhur sipas njoftimit zyrtar të policisë lokale rreth orës 01:00 pas mesnate duke u gdhirë dita e mërkurë. Grupi i të rinjve i përfshirë në këtë konflikt që ka degjeneruar në përgjakje kanë qenë së bashku në lokalin Studenti Club pranë Qendrës së Trajtimit të Studentëve duke pirë së bashku një kafe. Dyshohet që grindja, e cila ka nisur brenda ambienteve të lokalit të ketë qenë për një vajzë, duke u kthyer në një krim të pazakontë me përmasa të mëdha. Autori i ngjarjes, 24-vjeçari Pepellashi, ka rrëmbyer një thikë që e ka gjetur brenda ambienteve të lokalit dhe ka nisur të qëllojë me të grupin tjetër të shokëve me të cilët ishte duke pirë së bashku, të cilët i kanë kërkuar të qetësohet. Pas grushteve dhe sharjeve të zhvilluara në lokal sherri që ka marrë përmasa është zhvendosur tek dera e jashtme e Qendrës së Trajtimit të Studentëve ku ka përfunduar fatalisht. Sipas policisë, të rinjtë kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa asnjë prej tyre nuk ka qenë student apo konviktor. Më pas krimi është zhvendosur jashtë ambienteve të lokalit por dhe të konvikteve. Sipas policisë, 24- vjeçari Ppepellashi ka goditur me thikë në zemër viktimën, 25- vjeçarin Elis Spaho, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Gjithashtu,nga sulmi i tij kanë mbetur të plagosur edhe dy shokët e tij, Klodian Hoxha dhe Leonard Ballço,të dy banorë të qytetit të Korçës. Të dëmtuarit kanë marr mjekime në spitalin e Korçës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përsa i përket viktimës mësohet që ai është transportuar për në spitalin e qytetit të Korçës, por mjekët kanë konfirmuar më pas se vdekja e tij kishte ndodhur më parë.
Policia e Korçës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjatë ditës së djeshme, në komisariatin e Korçës janë shoqëruar për tu pyetur më shumë se 10 persona që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa hetimet kanë vazhduar deri në identifikimin në kohë të autorit të krimit, që rezultoi sipas policisë, 24- vjeçari Pepellashi, të cilin e ka arrestuar pasditen e djeshme pas shumë orë kërkimesh. Sipas burimeve policore, Pepellashi, pas krimit, i riu Pepellashi ishte strehuar në një fshat të Korçës nga të afërmit e tij. Pepellashi akuzohet nga policia për kryerje të vrasjes me vetëdije.