E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rilind Partizani im i dashur

Nga Flamur BËRDËLLIMA
Sa herë kam ndonjë ftesë apo njoftim se diçka e mirë ndodh në botën shqiptare të sportit, anuloj çdo agjendë për të qenë modestish pranë këtij gëzimi. Por ajo që ndodhi para pak ditësh në mjediset e Klubit Sportiv Partizani ishte diçka më e thellë se një gëzim. Sado të përpiqesh, vetëm mund ti afrohesh sforcos së paimagjinueshme që bënë familjet e nderuara tiranase, Begeja, Llagami, Saliaga, Vaqarri, Alimehmeti, të përfaqësuara nga Zoti Xhimi Begeja, për ti kthyer Shqipërisë një klub krejt të rinovuar të Partizanit (shumë sportesh). Përveç investimit në para, që këta njerëz të nderuar kanë hedhur në një fushë kaq fisnike, është edhe dashuria e pafundme që ata kanë për Shqipërinë. E theksoj dashuria për Shqipërinë, edhe kur materializohet tek sporti. Dashuria është një lloj feje personale, por kur transplatohet në një mjedis social, pra jashtë vetes, ajo kthehet në një këngë për jetën. Ajo mundëson një festë të tillë ku nën drejtimin e Mirian Hakanit, gjen bashkë edhe mikun tim të shtrenjtë Panajot Pano, edhe Kadri Nurin, edhe Bashkim Likën, edhe Fetie Kasën, edhe gazetarë sportiv, edhe dashamirës. Thonë se ku është Mirian Hakani ka vetëm mirësi. Por këtë ia them edhe mikut tim të shtrenjtë Aleksandër Biberaj i pranishëm aty, kur Miriami bëhet bashkë me Xhimi Begenë, priten mrekullira. Ky shpirt i pastër që udhëheq gjithçka të mirë në botë, padyshim që do të udhëhiqte edhe institucionet, artin dhe sportin. Natyrisht sporti është jeta ime dhe them se do të vij përsëri një ditë që do të fusim miqtë për të gjetur bileta. Unë nuk jam kronist sportiv, as gazetar televiziv, por shkrimtar, dhe ajo që më tërheq fund e krye në këtë rast është një deklarim shumë njerëzor i Xhimit: Mulo, mund të kisha bërë edhe një fabrikë makaronash dhe fitimi do të më vinte shumë më shpejt, por sporti . E përqafoj fort duke menduar se modestish vetëm sa kam gërvishtur diçka në shpirtin e këtij njeriu të madh. Ja pra që edhe në kohë krize, shpirtrat e mrekullueshëm mund ti ofrojnë gjëra të bukura shqiptarëve. Urime Xhimi im i dashur.    

Last Updated on Thursday, 16 April 2009 01:37

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›