E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat për zhvillimin e provimeve të lirimit 2011

Provimet e Lirimit 2011 do të fillojnë në orën 10.00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Procedurat e hartimit të testeve përcaktohen në “Rregulloren për zhvillimin e provimeve të Lirimit në Republikën e Shqipërisë” nr. 592, datë 01.02. 2011. Në shkollat e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillohet provimi i Lirimit në gjuhën amtare. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza do të përgatitet nga DAR Gjirokastër. ZA Delvinë dhe ZA Sarandë tërheqin në DAR Gjirokastër tezën në ditën e provimit. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase teza përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, i shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Hartimi i testit për provimin e Lirimit në gjuhën amtare do të ndjekë të njëjtën procedurë si për testet e shkollave të tjera. Për Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë, testi do të tërhiqet në AKP nga drejtoria e institutit një ditë para zhvillimit të provimit, që e kthen atë në sistemin e shkrimit BRAIL.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›