E Diel, 1 Nëntor 2026

Fazliç hedh në gjyq Prokurorinë e Tiranës

Autori i Lajmit: red.
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazliç hedh në gjyq Prokurorinë e Tiranës. Burime nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë bëjnë të ditur se në datën 22 tetor të vitit 2008 është regjistruar padia kundër organit të akuzës. Sipas të njëjtave burime mësohet se palë e paditur në këtë proces është Prokuroria e Tiranës ndërsa pala paditëse shoqëria “Croun Acquisition”, përfaqësuesi i së cilës është bisnesmeni Damir Fazliç. Burimet nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se objekt i kësaj padie është kundërshtimi i vendimit të Prokurorisë në lidhje vendimin për bllokimin e kapitalit të saj. Burimet shtuan se këtë çështje do ta gjykojë, gjyqtari Artan Broci, cili do të vendosë nëse Prokuroria ka pasur të drejtë në kërkesën e saj. Bisnesmeni serbo-boshnjak është vënë në shënjestër të mediave dhe të opinionit publik në Shqipëri pas vizitës “blic në vendin tonë. Vizita la gjurmë jo vetëm në opinionin publik por dhe në marrëdhëniet mes institucioneve në vendin tonë. Përplasja e parë nisi mes Prokurorisë që kërkoi shoqërimin e biznesmenit dhe Ministrisë së Brendshme. Më pas përplasja e institucioneve degjeneroi deri në përplasjen e Prokurorisë së Përgjithshme me Qeverinë.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›