E Diel, 1 Nëntor 2026

Romet te Totozani: Banorëts’na lejojnë në shtëpitë tona

Të tjera rreth shkrimit Historia u përsërit në Shkurt FOTO TIRANE- Përsëritet historia e një grupi romësh të pastrehë që përplasen te Avokati i Popullit, por këtë herë në një tjetër vështrim. Romët kanë banesa të reja, por nuk hyjnë dot pasi nuk lejohen nga banorët e zonës për arsye raciste. Ata tregojnë për shqiptarja.com se kanë tentuar të hyjnë në banesat e përgatitura për ta, por kanë ndeshur në dhunën e banorëve në një rrugë të Kombinatit. Romët shprehen se nga dhuna kanë pësuar dhe dëmtime fizike.

Ata i janë drejtuar sërish Totozanit dhe kanë kërkuar ndihmën e tij për të negociuar me banorët të hyjnë dhe të gëzojnë apartamentet e tyre

Historia e 8 familjeve rome
Janë 8 familje rome me afro 52 anëtarë të cilët prej kohësh kanë jetuar në një kopsht në Kinostudio. Kontrata e qendrimit në kopsht ka qënë deri ne 29 Prill. Por drejtuesit e kopshtit kanë toleruar qendrimin e tyre aty deri ditën e sotme. Pas kësaj romët janë drejtuar te banesat e premtuara në Kombinat, por aty janë ndeshur me akte raciste dhe dhune nga ana e banorëve të cilët kundërshtojnë bashkëjetësen më romët në një pallat.
Romët tregojnë se edhe policia nuk ka lejuar futjen e tyre në banesa. Pritet që Avokati i Popullit së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punës të shkojnë në Kombinat t’i japin zgjidhje këtij problemi
(ns/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›