E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: E rëndësishme që fituam

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 08:54

Jose Mourinho ndihet i kënaqur me lojën që e shfaqën djelmoshat e tij në fitoren 6:0 ndaj Real Saragozzas.

“E rëndësishme ishte të fitonim. Vitin e kaluar në lojën e parë e morëm një pikë, ndërsa tash i qojmë në shtëpi tri. Natyrisht, për të fituar nevojitet të luash mirë. Nëse e arritëm këtë rezultat, do të thotë se kemi luajtur mjaft mirë. Skuadra luajti me mentalitet të lartë, nga fillimi deri në fund. Saragozza ka ndryshuar shumë, ka ndryshuar 10 lojtarë, ka nevojë për kohë”, deklaroi trajneri i Real Madridit pas ndeshjes.

Cristiano Ronaldo shënoi tri gola, kurse nga një e shtuan Marcelo, Xabi Alonso e Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›