E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano pranë vazhdimit të kontratës me Redsat


Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka konfirmuar se mesfushori Javier Mascherano është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me klubin.

Kapiteni i Argjentinës më herët kishte pohuar se marrëveshja tani është në duart e klubit dhe me Benitez që thotë se bisedat janë duke u zhvilluar, duket se marrëveshja do të zgjidhet së shpejti.

"Ne kemi biseduar, në mënyrë progresive, dhe jemi afër. Ende kemi për të biseduar disa detaje por jemi afër. Do të jetë shumë e rëndësishme për klubin. Ne kemi disa lojtarë të rëndësishëm me disa vite të mbetur në kontrata dhe kjo do të jetë edhe një tjetër. është shumë e rëndësishme të mbajmë kurrizin e ekipit", ka thënë Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›