Moratinos: Në samitin e ardhshëm, Kosova dhe Serbia
Në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit do të marrin pjesë si Kosova ashtu edhe Serbia. Kështu ka deklaruar Miguel Angel Morations, ministër i jashtëm i Spanjës, që aktualisht kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
"Mendoj se ne do të kemi sukses në faktin që çdokush të marrë pjesë, duke e respektuar çdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar", tha në një deklaratë të tij, ministri Morations, në Bruksel. Këto komente u bënë, erdhën pak ditë pasi Serbia bojkotoi samitin rajonal në Slloveni, për shkak të pjesëmarrjes se autoriteteve të Kosovës.
Moratinos nuk ka dhënë detaje për mënyrën se si ai planifikon t'i kapërcejë vështirësitë organizative që dalin nga mospajtimet ndërmjet Kosovës e Serbisë. Mediat vlerësojnë se ai nuk do ta ketë lehtë në bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës, pasi Spanja është njëra nga pesë vendet e BE-së, që nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet më vete dhe të pavarur. Presidenca spanjolle e BE-së planifikon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë me liderët ballkanik në Sarajevë, në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.