E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mascherano pranon mbrojtjen

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 18:00

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka thënë se nuk do të ketë problem të luajë si qendërmbrojtës kundër Real Madridit në Superkupën e Spanjës.

Kampioni i La Ligës përgatitet të takohet me fituesin e Copa del Rey, të dielën, derisa disa mbrojtës përfshirë Gerard Piquen mungojnë për shkak të lëndimeve.

Si rezultat, Mascherano mund të aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit, të cilin e okupoi edhe në disa ndeshje të sezonit të kaluar.

“Do të preferoja të luajnë të gjithë bashkëlojtarët e mi, por nëse aktivizohem në mbrojtje, do të mundohem të luaj njësoj si vitin e kaluar”, tha Mascherano gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›