E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuncay në Bolton

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 19:30

Tuncay Sanli ka njoftuar në Twitter se ka nënshkruar kontratë me Bolton Wanderers.

Reprezentuesi turk, 29 vjeq u largua nga Stoke duke kaluar në Wolfsburg në janar por ka bërë të ditur se do të rikthehet në Premierligë në atë që besohet se do të jetë huazim për një sezon.

“Kalova testet mjekësore, kam nënshkruar kontratë, zyrtarisht futbollist i Boltonit” shkroi Sanli në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Bolton e fillon sezonin e ri në Premierligë në udhëtim te QPR por Tuncay nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›