E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan kërkon Balotellin

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 19:00

Agjenti i FIFA-s, Giorgio De Giorgis ka theksuar se Milan është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli.

Kampioni i Serie A është në kërkim të përforcimeve që në sezonin e ri të luftojë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

De Giorgis beson se Balotelli është objektivi kryesor i Rossonerëve.

“Për mesfushë, do të jenë Aquilani dhe Montolivo, por mendoj se objektivi i vërtetë i Milanit është Balotelli”, tha De Giorgis për Radio Sportiva.

Balotelli iu bashkua Cityt në fillim të sezonit të kaluar nga Interi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›