E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet presidentja e Baselit

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 18:40

Njëra prej pak femrave që udhëheqin klube nga elita e futbollit evropian ka paralajmëruar se këtë vit do të tërhiqet nga detyra për arsye shëndetësore.

Presidentja e Baselit, Gisela Oeri, e njohur si ‘Gigi’, investoi miliona franga në klub prej kur iu bashkua bordit të drejtorëve më 1999.

55-vjeçarja Oeri është e martuar në familje që ka në pronësi gjigantin farmaceutik, Roche Holding AF.

Ajo ka qenë presidente e Baselit për pesë vite gjatë së cilave klubi fitoi pesë tituj në ligën zvicerane.

Lidershipi i saj do të përfundojë në dhjetor. Ajo do të zëvendësohet nga nënkryetari Bernhard Huesler.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›